Kronikë

Bllokimi në Rinas, ish-komandanti i Bazës Ajrore: Meta e di mirë çdo të thotë thyerje e sigurisë kombëtare, ka përgjegjësi! Jemi në zgjedhje, nuk jemi në luftë

8 Prill 2021, 13:34| Përditesimi: 8 Prill 2021, 18:41

  • Share

President e di mirë se çdo të thotë cenim i sigurisë kombëtare dhe ai duhet ta kishte parandaluar bllokimin e fluturimeve në Rinas. Ky është qëndrimi i një prej personave më ekspertë të fushës, ish-komandanti i Bazës Ajrore të Kuçovës, Flamur Hoxha. Në intervistën e dhënë për Report Tv Hoxha tha se Meta duhet të kishte ndërhyrë.

'Është thyer  siguria kombëtare. Presidenti i Republikës këtë duhet të kishte  parë fillimisht. Ai mban përgjegjësinë të parën për sigurinë kombëtare. Presidenti i republikës ka përgjegjësinë kryesore që të mos lejonte të ndodhte kjo gjë. Ai duhet të kishte ndërhyrë. Që në pritjen e parë që ka zhvilluar me ta duhet t'i kishte sheshuar. Duhet t'ia kishte bërë të qartë se thyhen rregullat e sigurisë kombëtare. Grevë mund të bëjnë punonjësit e tjerë të aeroportit por jo këta pasi janë hallkë e rëndësishme. Nuk besoj se Forcat Ajrore nuk kanë kapacitete që t'i zëvendësojnë. Ndaj këta e kanë të ndaluar me ligj që nuk mund të bëhet grevë nga këta", thotë ish-ushtaraku.

Edhe pse i njeh personalisht Flamur Hoxha thotë se duhen marrë masa për kontrollorët që kanë braktisur punën dhe kanë krijuar një situatë të paprecedentë.

"Unë mendoj se pjesa kryesore e tyre duhet t'i rikthehen punës pa arritur që ne t'i zëvendësojmë në total nga kontrollorët e trafikut ajror nga vende të tjera.  Personalisht nuk më kishte shkuar në mendje që mund të ndodhte kjo. Unë i njoh personalisht por mendoj që nëse vazhdon kjo situata ata duhet të zëvendësohen.  Nëse krahasojmë punën e vështirë që këta bëjnë këta me punën e pilotëve, unë kam qenë vetë pilot, ne e kemi pasur shumë herë më të vështirë dhe të rrezikshme. Ndërkohë që këta kanë një pagë shumë të madhe", thotë ai.

Ish-ushtaraku thotë se kjo që ndodhi është një gjë shumë e keqe sidomos kur presim një nga stërvitjet më të mëdha të zhvilluar ndonjëherë të NATO-s.

"Unë besoj që kjo situatë nuk do ta pengojë dhe stërvitja do të zhvillohet por dëmi është shumë i madh, qoftë edhe ekonomik. Krijohet një situata sikur jemi në vitin 1997. Ne jemi në zgjedhje, jo në luftë.  Unë e gjykoj si ushtarak. Për mua quhet braktisje e pozicionit luftarak. Ata nuk bëjnë detyrën e njeriu të zakonshëm. Është harxhuar shumë për t'i përgatitur ata. Për mua nga ana e tyre është një karrierë e hedhur në erë", tha ndër të tjera në intervistën e dhënë për Report Tv, ish-komandanti i Bazës Ajrore të Kuçovës, Flamur Hoxha.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 08/04/2021 18:15

    Duket se serbet bejne ligjin ne shtetin shqiptar! Punet jane te thella dhe nuk do fort mend per ti kuptuar por duhet te kerkojme ndihme nga FBI per te hetuar dhe vene para drejtesise keta antishqiptare!! USA nuk ka per t`jua falur kete proçke tashti para manovrave ushtarake, ashtu sic nuk i ka falur per demontimin e armeve kimike..... Drejtesia do te triumfoje!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?