Foto ilustruese

Bllokohen 20 ton kastraveca, AKU: Ishin me norma të larta pesticidesh

20 Nëntor 2023, 18:00| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 19:05

  • Share

Një sasi prej 20 ton kastravecë importi është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi kanë rezultuar me përmbajtje të pesticideve mbi normën e lejuar.

AKU është njoftuar nga vendi importuar në lidhje me sasinë e kastravecëve me përmbajtje të lartë pesticide.

Pas këtij njoftimi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer verifikimet në zbatim të legjislacionit në fuqi në subjektin eksportues të këtij produkti, ku është bërë dhe bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie. Subjektit i është lënë detyrë të marrë masat për asgjësimin e tij.

AKU po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese AREB dhe ARSHVMB, ku në bazë të sistemit të gjurmuesmërisë të administruar në subjektin eksportues, të vijohet me mbikqyrjen e subjekteve/fermerëve, mbi përdorimin e pesticideve dhe respektimin e karencës së përdorimit të produktit.

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?