Policia kufitare ka bllokuar 33 mjete lundruese nga Ksamili në Koman gjatë një jave, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”.
Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare gjatë kësaj jave janë intensifikuar monitorimet dhe kontrollet dhe si rezultat nga Ksamili në Koman janë kontrolluar 452 mjete lundruese nga të cilat 33 janë bllokuar.
8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë. 9 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) u shpëtuan në det, përmes ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.
‘Gjatë monitorimeve janë kontrolluar 452 mjete lundruese, nga të cilat 33 janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës. Mjetet e bllokuara janë 19 jet ski, 8 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar. 8 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili’, njoftoi policia.
Ndërkohë, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 4 raste për t’u ardhur në ndihmë 9 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.
Komente
