Bllokohen 6 makina të blinduara në Durrës, ja kush janë pronarët dhe bizneset që kanë

11 Shkurt 2020, 15:01| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 20:30

  • Share

Operacioni Forca e Ligjit sot ka bllokuar gjashtë makina të blinduara në Durrës. Report Tv siguron emrat e katër personave që u janë sekuestruar makinat. Ata janë; Xhevdet Troplini të cilit iu bllokua makina e blinduar tip 'Jeep', Ervis Doçit 'Audi',  Bledin Doçit 'Benz' dhe Ilir Gjyzelit 'Jeep'. Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, personave të cilëve u janë sekuestruar makinat rezultojnë me aktivitet në fusha të ndryshme. Ilir Gjyzeli rezulton se ka një pikë tregtimi gomash, gomisteri, servis automjetesh dhe pjesë këmbimi, plus bar kafe.

Bledin Doçi rezulton se ka një bar-kafe dhe stacion plazhi, por ashtu edhe Ervis Doçi me disa një kompani që merret me prodhimin e materialeve të ndërtimit, sipërmarrje të ndërtimeve urbane, industriale dhe turistike, etj. Makinat e këtyre personave janë bllokuar nga OFL-ja e cila do të kontrollojë për origjinën e tyre dhe burimin e ligjshëm të krijimit të pasurisë. Këtyre subjekteve ende nuk u është nisur kërkesë nga OFL për të deklaruar pasuritë por kjo masë është marrë në kushtet e emergjencës bënë me dije burime nga OFL për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta. 

Ekstrakti i QKB-se per Ilir Gjyzelin
 

 
Ekstrakti i QKB-se per Bledin Doçin


 

Ekstrakti i QKB-se per Elvis Doçin

Ora 14:42
'Luftë' automjeteve të blinduara! Lleshaj urdhër të prerë drejtorive rrugore: Bllokoni qarkullimin e tyre

TIRANE - Opeacioni "Forca e Ligjit" nga një anë dhe ministria e Brendshme nga ana tjetër, i kanë shpallur 'luftë' automjeteve luksoze dhe të blinduara. OFL me bllokimin e mjeteve të blinduara që dyshohet se janë blerë nga para që e kanë burimin nga krimi. Ndërsa ministri i Brendshëm ka urdhëruar bllokimin e qarkullimit të të gjitha mjeteve të blinduara që zotërohen nga persona fizik, edhe të atyre personave që i zotërojnë me dokumentacion të rregullt prej kohësh. Me urdhër të Lleshaj, për vitin 2020, nuk do të lejohet targimi i tyre si dhe nuk do të rinovohet dokumentacioni i mjeteve që aktualisht janë në qarkullim.

Urdhri  i Ministrit Lleshaj është shpërndarë për Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, ndërsa pezullimi i mjeteve do të qëndrojë deri në një njoftim të dytë.  Udhëzimi, gjithashtu, sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme për veprime të mëtejshme.

'Zbatim të shkresës së Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj 'Mbi pezullimin e dhënies së autorizimeve për mjet të blinduar'. Me përmbajtjen e saj njihen Shefat e Sektorëve të Policisë Rrugore pranë DVP, si dhe Shefi i Sektorit të rendit dhe Shefi i komisariatit rajonal të policisë rrugore në DVP Tiranë, me qëllim zbatimin në praktikë të detyrimit për pezullim/ndërprerjen deri në një njoftim të dytë, të të gjithë procedurave administrative në lidhje me lëshimin e autorizimeve për targimin dhe qarkullimin e mjeteve të blinduara në pronësi/përdorim të personave fizik. Deri në ndryshimin e aktit normativ ekzistues, edhe nëse ndonjë shtetas disponon një kontratë të rregullt ligjore si pronar i mjetit të blinduar dhe ata që aktualisht disponon një targë të rregullt të regjistrua të mjetit të blinduar  nuk do të pajiset me autorizimin për targimin e tij apo autorizim të posaçëm për qarkullim deri në një njoftim të dytë. Për rrjedhojë nuk do të lejohen të qarkullojnë', shkruhet në deklaratën drejtuar Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor.


Lajmi kryesor:

'Luftë' automjeteve të blinduara! Lleshaj urdhër të prerë drejtorive rrugore: Bllokoni qarkullimin e tyre


G.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?