Foto ilustruese

Sociale

Bllokohen 86 kilogram peshk i ardhur nga Greqia në Sarandë

6 Korrik 2018, 07:25| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 07:28

  • Share

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet ne varësi, me fillimin e sezonit turistik, i kanë intensifikuar masat dhe aksionet për garantimin e sigurisë ushqimore në vend. Në këtë kuadër, AKU-ja i ka shtuar më shumë aksionet dhe kontrollet për produktet ushqimore dhe njësitë tregtare, veçanërisht në zonat bregdetare, ku dhe numri i pushuesve është më i madh.

Mbrëmjen e ditës së djeshme, në kuadër të këtij aksioni, AKU Sarandë, në rrugën nacionale Sarandë -Ksamil, vendi i quajtur Manastir, ka bllokuar një sasi prej 86 kg peshk, i pashoqëruar nga dokumentacioni përkatës. Nga kontrolli rezultoi që si fatura dhe kuponi tatimor i paraqitur trupës së inspektorëve të AKU-së ishin fiktive.

Sasia e konfiskuar ndodhej në automjetin me targë AA 231 EJ dhe dyshohej se vinte kontrabandë nga Greqia. Subjekti u gjobit me 100.000 lekë. Menjëherë u krye bllokimi dhe asgjesimi i sasisë së konfiskuar.

Ky akt u krye në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit. Ministria e Bujqësisë garanton të gjithë pushuesit se do të vazhdojë t'i forcojë dhe thellojë masat dhe aksionet, për t'u siguruar atyre një sezon sa më të sigurtë veror

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?