Kronikë
Top 24

Bllokohen gjatë natës në Gjipe, policia shpëton dy turistet gjermane (VIDEO - AKSIONI)

17 Korrik 2019, 11:53| Përditesimi: 17 Korrik 2019, 13:05

  • Share

HIMARE - Dy turiste gjermane janë shpëtuar nga policia pasi kishin humbur rrugën në kanionet e Gjipesë. Dy turistet J.M dhe K.U, 37-vjeçare, po eksploronin zonën malore të Kanionit të Gjipesë në Himarë, por gjatë natës kanë humbur rrugën e kthimit duke mbetur të bllokuara. Ato kërkuan ndihmën e policisë, ndërkohë që menjëherë u angazhuan jo vetëm shërbimet e policisë në Himarë, por edhe FNSH dhe zjarrfikëset e bashkisë.

Pas marrjes së informacionit, policia ka nisur aksionin për shpëtimin e tyre që ka zgjatur rreth tre orë. Të dyja turistet nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje t ëmirë shëndetësore.

Aksioni ka qenë i vështirë për shkak të terrenit, ndërkohë që nga sa raportohet nga policia, ndërhyrja është bërë duke i nxjerrë me litar.

Turistet gjermane kanë falënderuar Policinë dhe zjarrfikësit për angazhimin dhe ndihmën e dhënë.

Gjiri i Gjipesë është një terren i vështirë për tu eksploruar dhe tërheq më së shumti turistët e huaj, që për ta vizituar nuk zgjedhin rrugën nga deti me mjete motorike, por preferojnë ta përshkojnë në këmbë përmes rrugës malore.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • hako: 17/07/2019 13:14

    Meqe u jane dhimbsur 10€ qe te paguajne nje guide turistike,jepuni faturen e shpenzimeve te realizuara ne aksionin e shpetimit.Ne shume raste turistet po I kushtojne taksapaguesve shume shtrenjt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?