Bllokohen YouTube, Docs dhe Gmail

14 Dhjetor 2020, 14:22| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 14:26

  • Share

Shumë shërbime nga Alphabet Inc, përfshirë YouTube, Gmail dhe Google Drive, kanë pasur çrregullime në funksionim për mijëra përdorues në të gjithë botën të hënën.

Ndërprerja në funksionim filloi pak para mesditës.

Platforma për videot e kompanisë nuk lejonte ngarkimet për përdoruesit dhe atyre u paraqitej mesazhi "Diçka nuk funksionon".

Sipas faqes në internet që merret me monitorimin e ndërprerjeve "DownDetector", më shumë se 12.000 përdorues të YouTube u prekën në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Indinë.

Çrregullime janë raportuar edhe në vende tjera.

Agjencia Reuters ka pyetur kompaninë Alphabet Inc, mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje. Shumë individë dhe biznese mbështeten në shërbimet e Google për aplikacionet themelore të punës si posta elektronike dhe kalendarët.

Përdoruesit e Google Docs mund të vazhdonin të punonin nëse kishin sinkronizuar dokumente jashtë linje, por nuk ishin në gjendje të përdorin internetin.

Bllokime të tilla në sistemet e Google janë të rralla, megjithëse një problem me disa servera shkaktoi vështirësi për përdoruesit e Shteteve të Bashkuara në qershor 2019.

Në atë rast, fajtori ishte një ndryshim në cilësimet e serverit që supozohej të zbatohej në disa makina në një rajon specifik - por u aplikua aksidentalisht në shumë më tepër.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?