Aksi Orikum - Himarë raportohet të jetë i bllokuar prej disa orësh, duke krijuar një trafik tejet të rënduar.
Shkak është bërë një kamion i tonazhit të rëndë, e cila ka ngecur në kthesat e Llogarasë. Kamioni ka ngecur për shkak të manovrës së gabuar dhe kthesës së fortë.
Si rrjedhojë, një pjesë e madhe e automjeteve po ktheheN për të kaluar nga rruga e lumit të Vlorës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të orientuar drejtuesit e automjeteve të bllokuara.
Komento