Kronikë

Bllokohet aksi Rranxë-mali Jushit, 135 banesa nën pushtetin e ujit

21 Mars 2018, 12:24| Përditesimi: 21 Mars 2018, 12:25

  • Share

Një tjetër aks është bllokuar në qarkun e Shkodrës si pasojë e prezencës së madhë të ujit. Aksi Rranxa –Mali i Jushit është bllokuar nga sasia e madhe e ujit në rrugë. Kalimi bëhet vetëm me mjete të larta.
Në zonën e malit të Jushit 30 banesa janë të përmbytura dhe prezencë uji ka në 105 banesa. Zona duket që përkeqesohet çdo ditë e më shumë si pasojë e rritjes së nivelit të ujit ka prurjet e mëdha të reshjeve.

Qarku i Shkodrës ka ditë që qëndon nën pushtetin e ujit, gga reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit sipërfaqja e tokës së përmbytur ka arritur mbi 4698 ha.

e.gj/Shqiptarja.com

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?