Bllokohet Gjykata e Lartë/ Largimi i gjyqtarit Edmond Islamaj mban pezull 3027 padi

24 Maj 2019, 13:57| Përditesimi: 24 Maj 2019, 14:20

  • Share

3027 kërkesa gjykimi janë depozituar nga qytetar pranë gjykatës së lartë prej janarit deri më 22 maj 2019.

Këto padi të ndara në civile, penale, i shtohen 28863 dosjeve të mbartura nga 2018, ndërsa me shkarkimin nga detyra të Edmond Islamaj asnjë dosje nuk mund të merret në shqyrtim.

Edmond Islamaj ishte anëtar i gjykatës së lartë ashtu edhe kreu i kolegjit penal çka aktualisht pamundëson dhe shqyrtimet e masave të sigurisë apo rekurseve penale.

Nga 19 anëtar Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me dy mes tyre kreu i gjykatës Xhezahir Zaganjori dhe anëtari Ardian Dvorani i cili është njëherazi dhe kreu i këshillit të emërimeve në Drejtësi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?