Një grup turistësh spanjollë ndodhen në rrezik për jetën pasi janë bllokuar në kanionin e e Nivicës, një nga zonat në jug të Shqipërisë.
Ngjarja sipas raportimeve të Report Tv ka ndodhur para disa orësh, ku turistët kanë zbritur me litar në thellësitë e kanionit nga, ku kanë humbur dhe kontaktet. Ne kanionin e Nivicës kanë qenë 7 turistë spanjollë, 4 prej të cilëve janë nxjerrë pa lëndime dhe është duke u punuar për nxjerrjen e 3 të tjerëve.
Menjehere forcat e zjarrëfikëse të Tepelenes janë nisur në vendngjarje dhe kanë zbritur në kanion për të bërë të mundur shpëtimin e tyre.
Tre turistët spanjollë që kishin ngelur në pjesën fundore të kanioneve të Nivicës po tërhiqen me litar nga një lartësi prej 180 metrash, nga forcat e PMNZSH Tepelenë dhe forcat policore.
Ajo që është interesante në këtë episod të sotëm është se turistët nuk kishin pasur pas vetes një guidë të certifikuar për t’i udhëhequr në zona të caktuara, por vetëm një banor zone, i cili, mesa duket, nuk ka qenë në gjendje të menaxhojë lëvizjet e tyre të pakontrolluara.
Këta të fundit, kur u gjendën në fund të kanionit, nuk mundën të gjenin rrugën e kthimit dhe, kësisoj, humbën edhe mundësitë e komunikimit, pasi nuk kishte valë celulari në zonën ku përfunduan.
Komente
