Ngrihen në protestë banorët e Rubikut, kërkojnë hapjen e rrugës në anën veriore të qytetit: Investimet janë kot kur jemi në izolim

16 Tetor 2022, 11:59| Përditesimi: 16 Tetor 2022, 14:24

  • Share

“Investimet janë kot, kur Rubiku është në izolim”, me këto pankarta kanë dalë në protestë këtë të diel banorët pasi kërkojnë hapjen e rrugës për hyrje në anën veriore të qytetit dhe të lidhet me rrugën e Kombit. Ata u mblodhen në rrugen e Kombit, duke bllokuar për 10 minuta segmentin Milot-Rrëshen.

Bllokimi i hyrjes në anen veriore të Rubikut që i lidh me rrugën e Kombit ju ka rritur kostot financiare të lëvizjes dhe po falimenton bizneset thonë banorët. Gjithashtu thonë se janë ankuar në institucionet përgjegjëse, por nuk është marrë asnjë veprim, ndaj kanë vendosur të protestojnë.

Protestës së banorëve i është bashkuar edhe deputeti demokrat Kastriot Piroli. Sipas tyre, rruga ka qenë ekzistuese dhe para ndërtimit të rrugës së Kombit dhe kërkojnë të jetë si më parë. Një prej banorëve u shpreh se qyteti është në rrezik dhe kërkon që t’i jepet dritë jeshile që të bëjnë një jetë ndryshe.

“Nëse kjo rrugë hyrje-dalje e Rubikut në këtë veri që jemi ne, duhet të jetë e hapur se cdo gjë vdes në Rubik. Një Rubiku të vogël nu ki japin një xhep. Kam një mik nga Prizreni, nuk vjen ta bëjë një punë tek unë. Kam një mik nga Fushë-Arrëzi, as ai nuk vjen me u fut këtu. Kam një mik me autobus të Rrëshenit që futet me hile. Nëse duhet të zbatohet ligji, t’i hapet një rrugë jeshile Rubikut që të jetojë se është në pikë të hallit”, tha banori nga protesta.

Banorët kërkojnë hapjen e degëzimit, pasi në të lundert reagimi i tyre do të përshkallëzohet. Perballë mos reagimit te institucioneve përgjegjës vendore, po përgatisin nje peticion që do ju dërgohet institucioneve qendrore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?