Bllokohet kanali, uji përpin pyllin, banorët e Darëzezës: Jemi ankuar, nuk dimë se çfarë do bëhet (VIDEO)

24 Janar 2021, 12:29| Përditesimi: 24 Janar 2021, 12:36

  • Share

Rreth 1 mijë metra katrorë në bregdetin e Darëzezës janë përpirë nga uji.

Kanali kullues i Hoxharës, është i bllokuar në grykëderdhjen e tij, e për pasojë uji ka devijuar në pyllin e Semanit duke tharë pemët si dhe janë shkatërruar dunat ranore.

Banorët e kësaj zone që merren me peshkim flasin me shqetësim për bllokimin e kanalit, i cili po i lë pa punë.

"Kjo ka rreth 3-4 vjet ka marrë shumë tokë nga ana e pyllit. Duhet bërë hapja e kokës së kanalit. Ka raste që nuk futemi dot për peshkim sidomos kur ka shumë baticë deti.

Por cila është zgjidhja?

"Mjafton një eskavator dhe të punojnë hidrovoret sepse hapet shpejt kanali pa asnjë lloj problemi", shprehet një prej banorëve.

Kjo situatë vazhdon prej 4-5 vitesh. Ata kanë bërë disa ankesa në Bordin e Kullimit si dhe në portalin qeveritar "Shqipëria që duam".

"Kemi bërë kërkesë në bordin e kullimit dhe në portal, por nuk e dime se çfarë do të bëhet", shprehen ata.

Të frikësuar edhe nga përmbytjet banorët e Darëzezës në Fier kërkojnë ndërhyrje urgjente.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?