Kronikë

Kapet 'i forti' që dhunoi avokatin, ish-shoferi i Arjan Ndojës me armë në makinë të blinduar dhe fenelina policie (VIDEO)

14 Janar 2020, 18:54| Përditesimi: 14 Janar 2020, 20:49

  • Share

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar Mondi Vogën, ish-shoferin e prokurorit Arjan Ndoja, që vitin e kaluar iu bë atentat në Shkozet. 44-vjeçari nga Fushë Kruja u arrestua, pasi po lëvizte me armë zjarri dhe një mjet të blinduar me fenelina policie.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve në rrugën Vorë-Krujë Voga rezultoi se drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës, madje me fenelina policie dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit. Makinës iu bë kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, 44-vjeçarit nga Fushë Kruja iu zbulua në çantën e dorës një armë zjarri pa leje, e tipit  TT.  Në 21 korrik të vitit 2018, Mondi Voga u padit nga avokati Ilia Ilia si një ndër personat që e sulmuan para gjykatës së Durrësit.

Avokati deklaronte asokohe se i njohu dhe i identifikoi autorët si njerëz të vënë nga prokurori Arjan Ndoja. Njëri ndër agresorët sipas tij ishte edhe shoferi i këtij të fundit, Mondi Voga. Babai i shoferit të Ndojës, Kadri Voga u shpreh se djali i tij është përdorur nga prokurori Ndoja. Prokurori Ndoja u kallëzua nga avokati, ndërsa cështja është ende në hetim. Kujtojmë që prokurorit Ndoja iu bë atentat në Shkozet vitin e kaluar.

Voga njihet si tip problematik. Deri në shtator të vitit të kaluar ka qenë inspektor mjedisi në Durrës, ndërsa para dy vitesh drejtori i ALUIZNI-t në Fushë Krujë. Para disa vitesh vëllait të tij që punon efektiv policie në Tiranë i dogjën makinën dhe i lanë dy granata. Aktualisht Mondi Voga administron lokalin e tij që në 2017 iu vendos eksploziv. 

Mondi Voga me prokurorin Arjan Ndoja

Komento

Komente

  • Dani: 15/01/2020 12:57

    Zgjedhesit duhet te njohin Deputetin per te cilin votojne dhe qe i perfaqson ne parlament. Mjaft më me deputet anonim dhe qe sapo mbarojne zgjedhjet kalojne nga nje zone ne tjetren.

    Përgjigju
  • Hajde roobt: 15/01/2020 08:32

    Administrata Shqipëtare...

    Përgjigju
    • navy: 15/01/2020 14:49

      Arjan Ndoja, Tokes Mafia Durres

  • Gjoni .Shkoder.: 15/01/2020 04:25

    Shqiptaret s'kane per te ba shtet kurre. Kjo eshte policia qe duam.Nje mut kane ba si Lleshi e ai para tij.Asgje s'ka ndryshuar qysh nga nga koha e satrapit dhe Lulushkes.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 14/01/2020 22:22

    Imagjinoni ca karriere, shofer - inspektor mjedisi - drejtor aluizni...ca behet ktu mor ej

    Përgjigju
  • Agjenti: 14/01/2020 22:17

    Inspektor, drejtor ALUIZNI dhe ne fund kapet me arme dhe makine te blinduar. Alamet administrate kemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?