Bllokohet Thumanë-Kashar/ Banorët protestojnë për herë të dhjetë, kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre

3 Shtator, 18:46| Përditesimi: 9 Nëntor, 21:50

  • Share

Një ditë pas protestës para parlamentit gjatë seancës së parë plenare për këtë sezon, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës dolën sërish për të bllokuar rrugën Thumanë Kashar.

Banorët protestojnë për herë të dhjetë në këtë aks, teksa nuk mungojnë shtyrjet dhe përplasjen me policinë në rrugë. Protestuesit janë shpërndarë nga Thumana në drejtim të Mamurrasit dhe anasjelltas, duke mbajtur të bllokuar të dy anët e autostradës, pasi policia po bëhej gati të ndërhynte për t'i shpërndarë. 

Kërkesa e tyre është hyrje dhe dalje nga ky aks për zonat e tyre.

Pas ndërtimit të kësaj autostrade ata pretendojnë se janë izoluar pas aksi nuk ka asnjë hyrje dhe dalje për zonat e Krujës dhe Fushë Krujës, dëmtuar mbi të gjitha aktivitetet e tyre ekonomike dhe jetën normale.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Go West: 04/09/2024 10:28

    Absolutisht nuk duhet te hapen orekse per hyre çdo qytet ne autostrade, po u toleruan, ne nuk do te kemi me autostrada dhe Europa nuk do te vazhdoje me tej financimin e Koridorit. Nga ana tjeter zones se Fush Krujes duhet ti krijohen gjithe lehtesirat e nevojshme per levizur, nenkalime e mbikalime, shtesa ne rruget nacionale per te shkuar te Portat e autostrades etj.

    Përgjigju
  • beu: 04/09/2024 07:00

    BANORET KAME TE DREJTE,,,KAQ PROBLEM ESHTE QE TE BEHET NJE MBIKALIM ATY NE TE DY KRAHET E AUTOSTRADES. ,,,QE BANORET DHE KUSHDO TJETER TE HYJNE NGA RRUGA E VJETER,,,,NUK KUSHTON AS SHUME....QEVERI LESHI...

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 04/09/2024 08:52

      Ne kohen e beut rruget kaloheshin me gomare , tani beu do asfalt , pika beut qe te behen te gjitha me shkopin magjik .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?