Kronikë

Bllokuan Aeroportin e Rinasit, Apeli lliron nga qelia 2 kontrollorët e Albcontrol, lihen në arrest shtëpie! Detyrim paraqitje për Flora Ndrecën

27 Prill 2021, 12:36| Përditesimi: 27 Prill 2021, 13:02

  • Share

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lehtësuar masën e sigurisë për 3 kontrollorët e arrestuar për shpërdorim detyre pasi nxitën bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.  Armando Fevzga, Muhin Mezini dhe  Flora Ndreca akuzohen si organizatorë të  protestës që solli edhe bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit për 24 orë.

Gjykata ka vendosur masën 'arrest shtëpie' për kontrollorët Armando Fevzga dhe Muhin Mezini të cilët ishin në burg, ndërsa vendosi 'detyrim paraqitje' për Flora Ndrecën, e cila ishte në "arrest shtëpie". 

Mëngjesin e 7 prillit,  rreth 60 kontrollorë bojkotuan punën duke shpallur paaftësinë për të punuar për shkaka të stresit që sipas tyre ishte shkaktuar nga stresi si pasojë e rënies së financave në familje. Ndërkohë që ligji e ndalon që ky sektor të bëjë protestë. Tre të liruarit Armando Fevzga, Muhin Mezini dhe Flora Ndreca kanë ndikuar mbi kontrollorët e tjerë për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë. Ata u arrestuan më herët por sot janë lënë të lirë nga Apeli i Tiranës.

Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë duke sjellë një bllokim për rreth 24 orë të Aeroportit të Rinasit.  

Komento

Komente

  • Travel: 28/04/2021 16:58

    Shpetuan zagaret....

    Përgjigju
  • Like: 28/04/2021 04:22

    Si do ja bejne keto jashteqitje tani qe pd humbi. Te gjithe perpara drejtesise dhe te marrin denimin e merituar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?