Deputeti i PD, Luçiano Boçi në protestë në fshatin Mengël

Kronikë
Top 24

Bllokuan aksin Elbasan-Librazhd për 6 orë, thirren në polici deputeti i PD Luçiano Boçi dhe disa protestues

3 Tetor 2018, 08:41| Përditesimi: 3 Tetor 2018, 09:25

  • Share

ELBASAN - Pas protestave të banorëve të fshatit Mengël një ditë më parë të cilët bllokuan për 6 orë aksin nacional Elbasan-Librazhd, janë thirrur në polici deputeti i PD, Luçiano Boçi dhe disa banorë. Boçi ishte dje mes protestuesve që shkaktuan kaos në qarkullimin e automjeteve, duke paralizuar për gjashtë orë me radhë lëvizjen e makinave nga Elbasani në drejtim të Librazhdit, Korçës e më gjerë dhe anasjelltas.  

Burime pranë PD thanë për Report Tv se deputeti Boçi duhet të paraqitet sot në komisariatin e Elbasanit për të dhënë dëshminë e tij. Opozita pretendon se protesta e banorëve të fshatit Mengël në Elbasan është një kauzë e ligjshme. Banorët dhe nxënësit prej tre javësh protestojnë për rihapjen e shkollës 9-vjeçare të fshatit Mengël e cila u mbyll me urdhër të Drejtorisë Arsimore për efekt rikonstruksioni.  

Komento

Komente

  • agim: 03/10/2018 10:40

    Mbane ne burge ate qelbsire,vetem shpifje ngatrresa po sjellin keta deputetet e PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?