Nga ambientet e brendshme të Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik ku kanë bllokuar me karrige dhe tavolina dyert, studentët kanë dalë me një deklaratë. Ata i drejtohen dekanit të Fakultetit të Drejtësisë dhe Universitetit të Tiranës me katër kërkesa.
Deklarata e studentëve:
Tiranë, më 10/01/2019
DREJTUAR: Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Studentet e Fakultetit të Drejtësisë gjatë diskutimeve të zhvilluara ditën e sotme vendosën përpilimin e kërkesave të mëposhtme:
1-Bojkot zyrtar mësimor deri në plotësimin e 8 kërkesave
2-Mospagimi i tarifave të shkollimit deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat tona
3-Shtyrja e sezonit dhe procesit mësimor për shkak të situatës së krijuar për studentët e FDUT
4-Studentët duan edhe njëherë të qartësojnë se janë në këtë protestë së bashku me pedagogët dhe ne kërkojmë që sa më pare të rikthehet në vend dinjiteti i pedagogëve.
Lajmi kryesor: