Bllokuan foltoren dhe krijuan kaos në seancë, PS kërkon përjashtimin nga Kuvendi të 6 deputetëve të PD-së

20 Shkurt 2023, 13:15| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 14:24

  • Share

Pas kaosit të krijuar seancën e kaluar në Kuvend, duke bllokuar foltoren, fryrë bilbilit dhe duke krijuar zhurmë në parlament, Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 5 deputetëve të tjerë të Partisë Demokratike. 7 deputetë të Partisë Socialiste i kanë kërkuar kryetares së Kuvendit Linidta Nikollës, që të marrë masa disiplinore, për përjashtimin nga komisionet dhe nga seanca plenare të deputetëve Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardellit. Për deputetin Edmond Spaho, i cili u përjashtua seancën e kaluar, kërkohet dyfishim i masës.

‘Deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj penguan zhvillimin normal të seancës plenare duke krijuar kaos në sallën plenare dhe duke bllokuan foltoren që nga çelja e seancës e deri në përfundim të saj.

Deputeti Edmond Spaho me veprimet e tij të përsëritura cenoi rregullin e seancën plenare duke përdorur mjete zhurmuese përgjatë gjithë kohës dhe duke mos lejuat që deputetët të dëgjoheshin gjatë diskutimeve të tyre.

Po ashtu deputeti Edmond Spaho duke u koordinuar edhe me deputeten Elda Hoti dhe deputetët të tjerë vazhduan me tej duke hequr pajisjen e mikrofonit të foltores. Bazuar në rregullore, kërkojmë përjashtimin nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare të deputetëve Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardellit. Për deputetin Edmond Spaho kërkohet dyfishim i masës.’- thuhet në kërkesën e socialistëve.

Javën e shkuar, nga seancat parlamentare u përjashtuan 12 deputetë të Partisë Demokratike, duke nisur nga Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Seanca e kaluar plenare nuk u zhvillua për shkak të kaosit dhe tensioneve që i krijuan, ndërkohë që jashtë, në oborrin e Kuvendit, Sali Berisha mbante protestë.   

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 21/02/2023 10:43

    rrugacet e rithemelimit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?