Kaosi në Kuvend, Noka, Nallbati e Dogjani përjashtohen për 20 ditë nga Kuvendi! Bardhi 'amnistohet' me 10 ditë

7 Shkurt, 11:23| Përditesimi: 7 Shkurt, 17:12

  • Share

TIRANË-  Kaosi i krijuar në kuvend dhe bllokimi i seancave plenare, shtuar së fundmi edhe përplasjet fizike me Gardën, po e rrudh numrin e deputetëve të opozitës nga seanca në seancë.

23 do të jenë deputetët e përjashtuar në seancën e kësaj të enjteje, pasi Etika në Kuvend ndëshkoi edhe 4 të tjerë pas kërkesës së Partisë Socialiste prej kaosit të seancës së kaluar. Listës së 19 deputetëve të përjashtuar më 29 janar, i është bashkuar edhe Gazment Bardhi, Flamur Noka, Asllan Dogjani dhe Bledion Nallbati. 

Për Bardhin, masa përjashtimore ishte më e butë, me vetëm 10 ditë, ndërsa për tre deputetët e tjerë sekretariati i etikës vendosi përjashtimin me 20 ditë nga punimet e kuvendit.

Varësisht planit të Rithemelimit për kaos, Parlamenti nesër do të vijojë sipas axhendës së planifikuar. Miratimi i ligjit që do të rikthejë bastet online 5 vite pas ndalimit është në rend të ditës, ndërsa kërkon një shumicë të thjeshtë votash.

Ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët azilkërkues mbetet ende në pritje për të marrë dritën jeshile të parlamentit. Kuvendi do të votojë vetëm pasi vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese të jetë botuar më parë në fletoren zyrtare. Kushtetuesja dha dritën jeshile për ratifikim në një vendim të datës 29 janar.

Emrat e deputetëve të përjashtuar
Bledion Nallbati- 20 ditë
Asllan Dogjani- 20 ditë
Flamur Noka- 20 ditë
Gazmend Bardhi- 10 ditë

Ora 15:40
Kaosi në Kuvend, Sekretariati i Etikës merr vendimin për Bardhin, Nokën dhe dy deputetët e tjerë

1707317539_unnamed.jpg

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi deputetin Gazment Bardhi, kurse me nga 20 ditë Flamur Nokën, Bledjon Nallbatin dhe Asllan Dogjanin. Sipas Partisë Socialiste, katër deputetët janë përfshirë në krijimin e kaosit në seancën plenare të 5 shkurtit, si dhe bllokimin e punimeve në komisionin e Reformës Zgjedhore.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?