Protesta dje në fshatin Çiflig të aksit Korçë-Pogradec

Kronikë
Top 24

Bllokuan rrugën Korçë-Pogradec për çmimin e naftës, procedohen 15 protestues

12 Dhjetor 2018, 07:47| Përditesimi: 12 Dhjetor 2018, 08:08

  • Share

KORÇË - Procedohen penalisht nga komisariati i policisë së Korçës rreth 15 persona të cilët kanë protestuar ditën e djeshme.

Gazetarja e Report Tv, Iris Rezhda raporton se procedimi është bërë për shkak të bllokimit të aksit nacional Korçë - Pogradec, në fshatin Çiflig (Lexo këtu). Protestuesit e proceduar do të japin deklaratat në komisariat ditën e sotme. Ndërkohë që pritet vendimi i gjykatës lidhur me ta.

Një ditë më parë, protestues të zonës të mbështetur edhe nga PD-ja, mbajtën të bllokuar rrugën për rreth një orë, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?