Në mbyllje të protestës së banorëve të Astirit, ku kësaj proteste iu bashkua edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, policia ka shoqëruar ish deputetin e PD Klevis Balliun dhe 4 nga pjesmarrësit në këtë protestë. Kujtojmë se me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, ky kod parashikon dënime deri në heqjen e lirisë për këdo që bllokon qarkullimin rrugor. Në protestën e mbrëmjes së sotme ka qënë vetë kryetari i PD, Lulzim Basha i cili hodhi hapin e parë duke tërhequr protestuesit që të bllokojnë rrugën tek zona e Astirit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një nga të shoqëruarit është Kujtim Ylli.
Momenti kur shoqërohet nga policia Klevis Balliu
Lajmi kryesor: