Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmina Kadru na ka treguar se kujt i ka bërë “daljen” nga jeta reale dhe Instagrami.
Gjatë një interviste për emisionin “Prive”, Jasmina tha se Melisa dhe Sindi janë dy konkurrentet e emisionit që nuk flet më dhe i ka bërë block në Instagram.
“Melisën sepse nuk u tregua korrekte për diçka qejfi dhe kur personat nuk janë aty për një gjë qejfi, i mendoj për halle dhe thjesht nuk ka qenë korrekte në marrëdhënien tonë. Ndërsa, Sindi nuk e kupton që mund të kesh vetëpëlqim, mund t’i thuash vetes që je më e mira, por kur del në jetën reale nuk rrethohet asnjë gjë, nuk shkon asnjë gjë rreth teje. Kështu që do t’i thoja vetëm të ulet me këmbë në tokë dhe për mua është në rregull”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se kohët e fundit ajo është përfolur për marrëdhënien e saj me këngëtarin e njohur Ardjan Bujupi.