Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ambasadorët e Bashkimit Evropian të akredituar në Tiranë, të cilët i ka sqaruar për dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Sipas burimeve, gjatë diskutimeve, Meta i ka paralajmëruar ambasadorët se nëse do të jetë e nevojshme do të nxjerrë ushtrinë për të penguar dhuna gjate zgjedhjeve në 30 qershor, duke u kujtuar se është Komandant i Forcave të Armatosura. Po a ka fuqi kushtetuese dhe ligjore Presidenti për të angazhuar ushtrinë? Kreu i shtetit, ashtu siç nuk ka kompetenca për zhdekretimin e zgjedhjeve dhe shpërndarjen e Parlamentit, nuk ka asnjë tagër ligjor për të vënë në lëvizje ushtrinë, për arsyen e thjeshtë se Shqipëri nuk është në kohë lufte. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura vetëm në kohë lufte. Konkretisht, neni 169 i Kushtetutës parashikon që ‘Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes’.
Edhe në kohë lufte, Kushtetua njeh qeverinë si autoritet që propozon shpalljen e gjendjes së luftës dhe Kuvendin që vendos për mobilizim të përgjithshëm ose të pjesshëm. Konkretisht, pika 1 i nenit 171 të Kushtetutës parashikon që “në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, shpall gjendjen e luftës”. Pika 2 e këtij neni parashikon që “në rast kërcënimesh të jashtme ose kur detyrimi për mbrojtje të përbashkët buron nga një marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, shpall gjendjen e luftës, vendos gjendjen e mobilizimit dhe të çmobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm”. Në këto kushte, kërcënimi i Metës ndaj ndërkombëtarëve është thjeshtë një blof, ashtu siç janë edhe paralajmërimet për shpërndarjen e Parlamentit.
Ligji për komandimin e ushtrisë
Fryma e Kushtetutës është reflektuar edhe në ligjin nr. 64/2014 për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ligji njeh Kuvendin si autoritetin më i lartë në hierarkinë e pushteteve dhe autoriteteve të drejtimit e të komandimit strategjik të Forcave të Armatosura. Pika dy e nenit 9 të këtij ligji parashikon që “Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, e ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, ndërsa në kohë lufte i drejton Forcat e Armatosura drejtpërdrejt ose nëpërmjet Komandantit të Forcave të Armatosura”.
Paralajmërimi
Meta i ka paralajmëruar ambasadorët se nëse do të jetë e nevojshme do të nxjerrë ushtrinë për të penguar procesin e zgjedhjeve në 30 qershor, duke u kujtuar se është Komandant i Forcave të Armatosura.
Kompetenca
Kreu i shtetit, ashtu siç nuk ka kompetenca për zhdekretimin e zgjedhjeve dhe shpërndarjen e Parlamentit, nuk ka asnjë tagër ligjor për të vënë në lëvizje ushtrinë, për arsyen e thjeshtë se Shqipëri nuk është në kohë lufte.
Neni 169 i Kushtetutës
1. Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.
2. Presidenti i Republikës, në kohe lufte, emëron dhe shkarkon Komandantin e Forcave të Armatosura me propozim të Kryeministrit.
3. Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore.
4. Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe ato të Komandantit të Forcave të Armatosura dhe varësia e tyre nga organet kushtetuese, caktohen me ligj.
Neni 171 i Kushtetutës
1. Në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, shpall gjendjen e luftës.
2. Në rast kërcënimesh të jashtme ose kur detyrimi për mbrojtje të përbashkët buron nga një marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, shpall gjendjen e luftës, vendos gjendjen e mobilizimit dhe të çmobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm.
Neni 8 i ligjit për komandimin e ushtrisë
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është autoriteti më i lartë në hierarkinë e pushteteve dhe autoriteteve të drejtimit e të komandimit strategjik të Forcave të Armatosura dhe ushtron kompetencat e mëposhtme:
a) miraton me ligj Strategjinë e Sigurisë Kombëtare dhe Strategjinë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë;
b) ushtron kontroll parlamentar për çështje që kanë lidhje me veprimtarinë e Forcave të Armatosura;
c) vendos, sipas legjislacionit në fuqi, për bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtar;
ç) kur nuk është përcaktuar ndryshe në një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar, përcakton statusin ligjor të forcave të huaja ushtarake që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë;
d) miraton, me propozim të Këshillit të Ministrave, planet afatgjata të zhvillimit dhe modernizimit të Forcave të Armatosura;
dh) miraton numrin limit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë;
e) vendos për aktivizimin, mobilizimin, vënien në dispozicion të burimeve njerëzore dhe materiale për përdorim nga Forcat e Armatosura në kushtet e masave të jashtëzakonshme.
Neni 9 i ligjit për komandimin e ushtrisë
Presidenti i Republikës
1. Presidenti i Republikës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ushtron pushtetin e dhënë nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.
“2. Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, e ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, ndërsa në kohë lufte i drejton Forcat e Armatosura drejtpërdrejt ose nëpërmjet Komandantit të Forcave të Armatosura.”
2. Presidenti i Republikës, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ushtron këto kompetenca:
a) jep gradat madhore, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes;
b) emëron, gradon, shkarkon dhe nxjerr në rezervë ose në lirim, me propozimin e Kryeministrit, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
c) emëron dhe shkarkon, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore;
ç) jep dekorata dhe tituj nderi sipas legjislacionit në fuqi;
d) urdhëron vendosjen e shkallëve të ndryshme të gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura, në kushtet e masave të jashtëzakonshme;
dh) vendos për mobilizimin dhe për provat e gatishmërisë së njësive ushtarake rezervë;
e) miraton regjimin, rregullat e gatishmërisë luftarake dhe ngritjen në kushtrim të Forcave të Armatosura;
ë) u jep njësive ushtarake, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, flamujt luftarakë;
“f) miraton, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, planin e vendosjes dhe përhapjes së
Forcave të Armatosura në kohë paqeje;
g) nxjerr në rezervë ose në lirim, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, oficerët me grada
madhore.”.
4. Presidenti i Republikës i rekomandon Këshillit të Ministrave masa, në varësi të nevojave për:
a) përballimin e rreziqeve që i kanosen Republikës së Shqipërisë ose përballimin e gjendjes së luftës;
b) krijimin e njësive të reja ushtarake në Forcat e Armatosura;
c) programe të veçanta për zhvillimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura.
Pafytyresia e ketij deficenti ka kaluar c'do cak,ka ikur nga fiqiri eshte bere per tu lidhur.
PërgjigjuNdale hovin qe ke marre ti sharlatan i lig,Ilir je nje hic,je nje kok bosh qe ke nje shkalle intelekti zero,je vec per vjedhje , mashtrime,e pazare,je nje intrigant i rendomte qe meriton nje denim ekzemplar per vendimet e tua prej banditi.
PërgjigjuBravo Like je vertete burre qe Po i thyen hunden Rames
PërgjigjuPo Pse është burrë Meta ! Apo po i hedh benzinë zjarrit. Jo mor jo Ai ruan ato para që vodhi bashkë me Monën.
Meta eshte simboli i JFK KENEDY
PërgjigjuNxirre ushtrine por perballe vendos Monen
PërgjigjuSPAKUUUUU
PërgjigjuOre behuni gati per lufte kunder Ilir Metes se ka rrjedhur ta vrasim familjarisht kete plehre si Causheskun.
Përgjigju