'Blofi i radhës i PD'/ Sot e quan njeri me rrezik për sigurinë kombëtare, si e vlerësonte Xhemal Gjunkshi Artur Meçollarin në 2018: Jashtëzakonisht i kualifikuar

9 Gusht 2020, 12:00| Përditesimi: 9 Gusht 2020, 15:22

  • Share

TIRANË- Sot PD-ja me anë të Xhemal Gjunkshin, ish- Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare ka kërkuar që Artur Meçollari të vihet në hetim pasi përbën rrezik për sigurinë kombëtare! Ish- zëvendës komandantin e Forcave Detare, të liruar një ditë më parë nga detyra, Gjunkshi e quan si një njeri me vese, hedh akuza se ka vjedhur, se gjobit peshkatarët, se jep grada sipas njohjeve që ka, por duket se nuk ka qenë i këtij mendimi një vit më parë. Teksa sot hedh baltë për figurën dhe profesionalizmit e tij, në 2018 Gjunkshi e ka vlerësuar për përgatitjen ushtarake.

“Unë nuk kam pasur asnjë informacion në lidhje me largimin e tij nga shërbimi ushtarak. SHIU varej nga ministri i Mbrojtjes dhe nuk kishte lidhje me Shtabin e Përgjithshëm. Unë personalisht nuk mbaj mend që të kem lexuar një raport apo informacion që Artur Meçollari ka bërë shkelje të detyrës apo ka bashkëpunuar me agjentura të huaja. Nuk mund ta them këtë, sepse nuk e disponoj këtë informacion. Por si individ dhe si ushtarak, Artur Meçollari ka vlerësimet e mia maksimale, është overqualified, kanë investuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës jashtëzakonisht për kualifikimin dhe trajnimin e tij”, tha Gjunkshi.

Në reagimin e sotëm, Gjunkshi thotë se Meçollari ka pasur takime me atashe të huaj të vendeve që nuk janë në NATO, teksa në 2018 thoshte se nuk ka një informacion lidhur me këtë akuzë, një deklaratë kontradiktore e PD me dy vite diferencë.

“Këto nuk janë çështjet e mia, janë çështje të lidershipit që e ka marrë, sepse nga informacionet që kam unë, pas largimit, Meçollari nuk ka bërë një kallëzim në Gjykatë për largim të padrejtë nga puna. Informacion të plotë për largimin e tij nga detyra ka komandanti aktual i Forcave Detare, zoti Ylber Dogjani, i cili ka pasur dokumentacionin e duhur për këtë rast”, tha gjeneral Gjunkshi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 09/08/2020 20:02

    Une mbaj mend we kur ishte perfaqsues i stafit teknik per marreveshjen e detit me Greqine pra diku rreth 2016 ,Sala thoshte qe eshte spiun rus dhe e kishin hequr nga puna per kete arsye.

    Përgjigju
    • BBC: 09/08/2020 21:44

      Historine ja sajoi Saliu me te vetet kur nuk pranoi te firmoste heqjen e bazes se Bishpalles nga inventari dhe ta merrte Argita Berisha. Informohu njehere lere shpellarin dixhital

  • ushtaraku: 09/08/2020 14:14

    O Xhemal, ta dish se vetem per shkakun tend nuk votohet PD nga ushtaraket, po ti merrje lek per cdo gje o gjeneral patatinash me numer kepuce 36, ti i fale Shqendrore te Ushtrise ne mes te tiranes PD sikur ta kishte lene baba pasuri. E dine te gjithë ca m... je. Ne spak do vene te tera dosjet e tenderave qe ke bere ne Komanden Mbeahtese.

    Përgjigju
    • Rilindja: 10/08/2020 01:21

      Per Xhejmsin ke te drejte, por edhe Ku nje m... I madh eshte. Ka marre shume ushtarak me qafe me thashethemet dhe intrigat pas kraheve. Uroj qe pas emrit ushtarak te mos jesh ti vete Artur Mecokari

  • Tosi: 09/08/2020 12:49

    Shume shpejt do prononcohet dhe ish shefi ushtarak i partise demokratike gjeneral major Shabon Tapia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?