Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Blofi i Vjosa Osmanit / Ja 15 rezolutat e miratuara nga PS në Kuvend për dënimin e gjenocidit serb, Berisha luftonte kundër UÇK, Meta ‘fshihej’

19 Dhjetor 2020, 17:12| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 18:15

  • Share

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Tiranë, kërkoi miratimin e një rezolute nga Kuvendi i Shqipërisë, për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Kjo kërkesë dhe disa deklarata të tjera të zonjës Osmani, sidomos kundër projektit të Minishengenit Ballkanik, po përdoren nga Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta për luftën e tyre të përditshme politike. Por, dokumentet parlamentare konfirmojë se, në një kohë kur Sali Berisha sulmonte UÇK dhe e shpallte terroriste siç e quante Millosheviçi,  Kuvendi i Shqipërisë ka dënuar disa herë, përmes 15 rezolutave dhe deklaratave të njëpasnjëshme, krimet e përbindshme dhe gjenocidin e Millosheviçit ndaj shqitarëve të Kosovës.

Në 17 prill 1998, Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin e socialistëve, miraton një rezolutë, përmes të cilës dënon represionin dhe dhunës së forcave ushtarake e policore serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.  Në 6 tetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar një tjetër rezolutë, ku dënonte luftën etnike të Millosheviçit në Kosovë. Në 24 dhjetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin e socialistëve, ka miratuar një rezolutë të tretë, ku dënonte krimet e Millosheviçit, duke theksuar ndër të tjera se “E vetmja rrugë për ndaljen e gjenocidit, spastrimit të egër etnik dhe përhapjes së konfliktit në rajon mbetet ndërhyrja e trupave të NATO-s në Kosovë”.

Në datën 28 dhjetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë, miraton një tjetër rezolutë, me propozim të PS-së, në atë kohë në qeverisje, në të cilën, mes të tjerave thuhet se “Autoritetet e Beogradit vijojnë zbatimin e metodave të hapura brutale të spastrimit etnik, duke konfirmuar politikën e mohimit të plotë e sistematik të të drejtave kombëtare themelore e njerëzore të shqiptarëve të Kosovës”.

Ndërkaq, gjatë vitit 1999, rezulton se Kuvendi i Shqipërisë, ka zhvilluar disa seanca të jashtëzakonshme si dhe ka miratuar edhe 9 deklarata dhe rezoluta të tjera, për dënimin e krimeve të Serbisë në Kosovë, duke i kërkuar NATO-s të bombardonte menjëherë Serbinë, në mbështetje të UÇK, për unifikim të politikës, për rezistencë ndaj agresionit serb etj. Në 18 Janar 1999, Partia Socialiste mblodhi Kuvendin e Shqipërisë në një seancë të jashtëzakonshme, ku miratoi një deklaratë, duke dënuar masakra e Reçakut, e cila tronditi botën dhe krimet e tjera të Millosheviçit.

Në 4 mars 1999, nën drejtimin e socialistëve, Kuvendi miratoi një tjetër deklaratë, ku kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të NATO-s për të goditur makinerinë ushtarake të Millosheviçit. Në 23 mars 1999, Kuvendi mblidhet nën drejtimin e PS sërish për çështjen e Kosovës, duke dënuar me forcë masakrat e reja të Millosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Në datë 25 mars 1999, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sërish për Kosovën, duke dënuar dhe denoncuar krimet e Millosheviçit ndaj shqiptarëve.

Kuvendi u mblodh edhe dy herë të tjera në 7 prill 1999 dhe 14 prill, ku denoncoi dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Gjithnjë nën drejtimin e PS, Kuvendi u mblodh posaçërisht për Kosovën edhe në 19 prill 1999 dhe 22 prill 1999. Në 12 maj 1999, Kuvendi mblidhet sërish për Kosovën, ku miraton një rezolutë, duke dënuar ashpër krimet monstruoze të regjimit të Milosheviçit.  “Regjimi i Milosheviçit po vazhdon me egërsinë më të madhe fushatën e spastrimit etnik, të shoqëruar me masakra të papara, ndaj popullsisë civile të pafajshme dhe të pambrojtur. Pothuajse e gjithë popullsia shqiptare e Kosovës është dëbuar nga vatrat e saj, duke u endur pyjeve, ndërsa një pjesë e konsiderueshme jashtë kufijve të Kosovës”.

Në 10 qershor 1999, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë ku përshëndet kapitullimin e Serbisë dhe dënon krimet gjatë tërheqjes nga Kosova. Në 26 qershor 1999, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë, ku dënon masakrat e Millosheviçit. Në 24 dhjetor 1999, Kuvendi miraton një tjetër rezolutë, ku kërkon rikthimin e kosovarëve në vatrat e tyre, ndërsa dënon edhe një herë krimet serbe në Kosovë.

Në 23 tetor 2000, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë, ku kërkon nxjerrjen e Millosheviçit dhe kriminelëve tjerë të akuzuar për krime kundër njerëzimit, para Gjykatës së Hagës, si dhe i kërkon Serbisë të kërkojë falje për gjenocidin. Në 1 shkurt 2001, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon sërish Serbisë të kërkojë falje për për gjenocidin në Kosovë si dhe të japë shpjegime për 3400 shqiptarë të humbur pa gjurmë. Pothuajse të gjitha deklaratat dhe rezolutat janë lexuar nga Sabri Godo, të cilin Sali Berisha e sulmonte, përmes gazetës së tij, Rilindja Demokratike.

Gjatë kohës kur Kuvendi i Shqipërisë miratonte këto rezoluta dhe deklarata, duke dënuar kimet e Millosheviçit dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, Sali Berisha, në atë kohë kryetar i PD, luftonte kundër UÇK, duke e konsideruar bandë marksiste-komuniste, njësi guerile që kopjonte Che Guevar-ën në Kubë etj., ndërsa protestonte në sheshe për të rrëzuar qeverinë socialiste. Lulzim Basha përgatitej për të punonte për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës, ku do të mblidhje ‘prova’ edhe kundër UÇK. Gjatë periudhës së miratimit të rezolutave kundër krimeve serbe në Kosovë, çuditërisht, Ilir Meta nuk figuron të ketë mbajtur asnjë qëndrim, edhe pse në atë kohë ishte pjesë e Kuvendit si deputet.  

 Rezolutat në vitin 1998 për krimet e Millosheviçit në Kosovë

 Disa nga deklaratat dhe rezolutat në vitin 1999 për krimet e Millosheviçit në Kosovë 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fadili: 20/12/2020 10:29

    Sa mir dini te beni opozit ju te shqiptarja.kom kur ju intereson e . Po kto 7 vjet e gjysem si ka mundsi nuk keni ber kurre pak opozite kundra qeverise se ps

    Përgjigju
  • Lleshi: 20/12/2020 10:25

    Shyqyr qe nuk i kemi ne shqiperi keta hale....dhe i propozoj rames ta ngreje taksen e rruges nga 5 ne 50 euro per kosot...

    Përgjigju
  • robi: 20/12/2020 07:35

    Vjosa Osmani me viziten ne Tirane shpalosi intelektin e dobet dhe personalitetin e dyfishte te saj. Baca Isa Mustafa nuk duhet kurrsesi ta pranoje me ne radhet e Ldk se se ajo nuk ishte me lart se Nurija Lymit qe shet pampersa tek tregu. Dhe Nurija ka degjuar qe Kuvendi shqiptar ka bere 15 rezoluta kunder genocidit serb mbi kosoven por Nafije dybeku i kosoves nuk e paska mare vesh akoma dhe erdhi me vrull a thua se zbuloi ligjin e terheqjes gravitacionale. Turp i madh per nje politikane kosovare

    Përgjigju
  • Syri: 19/12/2020 22:17

    Vjosa 80km eshte e shtrire ne "Greqi" dhe 272km ne Shqypni ama ai mbiemri jot 100% ne tur** shtrihet o adashja metës.

    Përgjigju
    • Osmani: 20/12/2020 05:18

      O robo edhe une osmani e kam por jam 100% shqiptar

  • Trnakop Kacija: 19/12/2020 22:11

    Normalisht ishte deshte ne Kosovaret te kemi do ngjajshmeri me Shkije ( serb) - ne zakone, vese, "kulture", mentalitet, kriminalitet etj, mirepo cdo dite e me shume pa asnje dyshim po del qe ju te Shqiperise jeni ose deshironi te beheni ma Shkije se Shkijet - a a ka kush qe ma spjegon si eshte e mundur ne gje e tille?

    Përgjigju
    • Trnako Kacija: 22/12/2020 22:28

      O Jul - po te betohem qe vec ajrin pa pare e kem pas ne shqiperi - sa per ate pune qa na keni mbajte ju - e din edhe ti edhe te tjeret - po mos te qelim gropen septike se i vjen era shume - e vrat Ahmet Krasniqin, Ilir Konushevcin, Remzi Hoxhen me heret edhe Ali Uken etj etj - pole mos leh. A per qe keni me na sundu ju po te garantoj kurr e per jete se keni pa at film.

    • Jul: 20/12/2020 21:16

      Qe kur filluat e na that shihni punen tuaj kemi fillu te sillemi si shkijet.e di pse se edhe ne kemi synime territoriale ndaj kosoves.ka qen phes e jona e tani esht e pavarur e kjo nuk shkon.po skeni faj ju se ju pritem.ju mbajtem me buk kur skishim as per femijet tan buk.ju armatosem.ju stervitem.lobuam.per ju e pavaresin tuaj e ju na cani riken duke na then rrebela etj etj.

  • mira: 19/12/2020 19:51

    Po lexo moj demek presidente, pastaj fol! Ajo që ra në sy me këtë zonjën është se nuk u soll si presidente por si kryetare partie...Ta mori Vjosa o Albin, doli më Albin se ti!

    Përgjigju
  • O tej: 19/12/2020 18:23

    Berisha Meta pjese te nje bajge

    Përgjigju
    • Usa: 19/12/2020 20:31

      + Rama O tej.

  • UKU MOMLIT: 19/12/2020 18:08

    ne liste per kandidate ne kuvendi e Shqiperise. Ne,Partia Socialiste e Shqiperise kemi qene e jemi lavdia shqiptare jo vetem per 15 rezolutat e siperme por edhe per pjellshmerine tone cilesore politike si PD,LSI,PR,PDOU,PSD,e shume e shume parti te tjera. Dhe nje gje ta kene parasyshe shqiptaret kudo qe jane,kudo qe kane lindur e do te lindin te dine fare mire se PS jone nuk do te shterrohet kurre,ajo vazhdimisht e vazhdimisht do pjelle.do pjell dhe vetem do pjelle deri sa ti thahen vezet e vrerosura me krim e korrupsion...

    Përgjigju
  • Nvncncn: 19/12/2020 18:08

    Ajo thote rezolute per genocidin. Ku e keni fjalen genocid tek keto ju vemje?!

    Përgjigju
    • YYY: 19/12/2020 19:04

      Rezoluta e Parlamentit, 24 dhjetor 1998.

    • Delinquenti: 19/12/2020 18:53

      Se dikush nuk din te lexoje shqip NUK ESHTE FAJI I GAZETARIT QE SHKRUAN DHE SHKRUAN DHE SHKRUAN QE TI LEXOJNE TE GJITHE. AI SHKRUAN QE TI LEXOJNE ATO QE KANE SY DHE DIN TE LEXOJNE BRAVO PER KUJTESEN.

    • Tani: 19/12/2020 18:17

      Hapi syte o shqupsit. Mos lexo me syze militanti.

  • Arbëri: 19/12/2020 18:07

    Pse i hudheni Vjosa Osmanit në këtë mënyrë aq të ndyer. Kush e bën këtë dhe pse ...???

    Përgjigju
    • Endri: 19/12/2020 22:08

      Sepse erdhi me axhende personale dhe per tu dhene pak frynemarrje politike dy plehrave SB+IM

    • Wayne: 19/12/2020 18:20

      Sepse Vjosa ka treguar jodakordësi me qeverinë Rama dhe Shqiptarja dita ditës po thellohët më një pus që ja gropon vetës. Shqiptarja më kët avazh e diskrediton vetën dita ditës më shum, pasi nuk pasqyron opinjonin e barazpeshuar si i takon.

  • Fran Uci: 19/12/2020 17:50

    Berisha bajge lope

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?