Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump,Jared Kushner deklaron se ka plan të zhvillojë resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri dhe në Beograd. Në shkrim thuhet se investimi mund të kalojnë 1 miliard dollarë dhe shoqërohet dhe me disa foto të projektit të vilave në ishullin e Sazanit dhe në Beograd.
Në shkrimin që mban datën 15 mars 2024" me titull 'Jared Kushner’s Saudi-Backed Firm Eyes Billion-Dollar Balkan Deals Kushner thotë se në Zvërnec kompania e tij Affinity Partners do të ndërtojë dhjetëmijë njësi akomodimi turistike ndërsa në Sazan do të ndërtohen njësi akomodimi luksoze eko-resort të markës Aman. Shkrimi shoqërohet dhe me foto të projekti si parashikohet të ndërtohet. Kompania e investimeve Affinity Partners mbështetet nga fonde nga vendet arabe.
Kompania Affinity Partners, e Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump është në bisedime të avancuara për investime në Ballkan që mund të kalojnë 1 miliard dollarë.
Firma me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit, që më parë ishte baze ushtarake, në njësi akomodimi luksoze eko-resort të markës Aman, tha Kushner në një intervistë me Bloomberg News.
Kompania po kërkon gjithashtu të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit të Shqipërisë, një rajon bregdetar me më shumë se tre milje bregdet me rërë. Firma planifikon të ndërtojë disa resorte me afro 10,000 njësi vilash dhe dhoma hoteli.
"Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacenuara dhe unike që kam parë kudo në botë," tha Kushner
Për Bloomberg-un, zoti Kushner ka shpjeguar se duke hulumtuar me miqtë e tij Richard Grenell, i cili shërbeu si ambasador i SHBA në Gjermani gjatë administratës Trump, dhe Asher Abehsera, partner i tij biznesi, ai u tërhoq nga një nga zonat turistike me rritje më të shpejtë në botë.
Duke hulumtuar me miqtë e tij Ric Grenell, i cili shërbeu si ambasador i SHBA në Gjermani gjatë administratës Trump, dhe Asher Abehsera, partner i tij biznesi, Kushner u tërhoq nga një nga zonat turistike me rritje më të shpejtë në botë. Qyteti turistik i Ksamilit renditet ndër destinacionet kryesore globale të Airbnb.
Projekti i tretë në Beograd, synon transformimin e tre blloqeve të braktisura, në zemër të kryeqytetit serb, në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca. Zona historike ka qenë e zbrazët që nga bombardimi i NATO-s në prill 1999 ndaj ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes të ish-qeverisë së atëhershme.
Kushner është dhëndri i ish-presidentit Donald Trump dhe ka shërbyer si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Pasi la punën në qeveri, ai krijoi kompaninë Affinity Partners, e cila, zotëron asete prej 3.1 miliardë dollarësh. Kompania pati mbështetjen e investitorëve nga vendet e Lindjes së Mesme, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Kushner po shikon gjithashtu mundësi për të investuar në energjinë e rinovueshme, qendrat e të dhënave dhe inteligjencën artificiale.
Kushner luajti një rol kryesor në Marrëveshjet e Abrahamit që normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa kombeve arabe në vitin 2020. Ai ka treguar se nuk do t'i bashkohet administratës së Trump nëse kandidati i supozuar republikan fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor.
Foto: Vilat ne Sazan, Studio Genesis
Foto: Vilat ne Sazan, Studio Genesis Studio Genesis
Projekti ne Beograd, Burimi: Studio Genesis
Tirane- Ministria shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit konfirmon se kompania e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump ka paraqitur aplikim pranë Agjencisë së Zhvillimit të investimeve për projekte.
Në një shkrim në Bloomberg News Jared Kushner thotë se në Zvërnec kompania e tij Affinity Partners do të ndërtojë dhjetëmijë njësi akomodimi turistike ndërsa në Sazan do të ndërtohen njësi akomodimi luksoze eko-resort të markës Aman.
Ministria shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit konfirmoi se kompania e zotit Kushner ka paraqitur një aplikim pranë Agjencisë së Zhvillimit të investimeve “Për një projekt turistik në ishullin e Sazanit, si shumë aplikime që bëhen nga investitorë të huaj, dhe lajmi i mirë është që tanimë turizmi ka hyrë në sektorët e interesit të investitorëve të huaj, jo vetëm të shqiptarëve. Por sipas ligjit, projekti duhet të kalojë në disa shkallë shqyrtimesh, para se të merren vendime, por gj ithsesi, deri sot, një projekt i tillë nuk ka ardhur ende në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit
Në shpjegimin e saj, për Zërin e Amerikës, Ministria shprehet se “ka pasur edhe më parë interesime e kërkesa për zhvillim turistik në ishullin e Sazanit, çka padiskutim përkon në parim me ambicien tonë për ta kthyer ishullin në një xhevahir të kurorës së turizmit mesdhetar, por i kemi refuzuar, sepse objektivat zhvillimore të të interesuarve nuk i kemi konsideruar në perputhje me vizionin e një turizmi miqësor me mjedisin dhe natyrën, ekuilibër i domosdoshëm për Shqipërinë turistike të vizionit 2030”.
Për rastin e Zvërnecit, ministria tha se nuk ka dijeni për një projekt të tillë, duke shtuar se “çdo propozim e përpjekje për të investuar në Shqipëri është i mirësardhur. Qeveria shqiptare nuk e ka fshehur ambicien për nxitjen dhe lehtësimin e investimeve cilësore në turizmin e ekselencës dhe të hotelerisë me 5 yje, me standarte ndërkombëtare. Çdo investitor serioz që vjen, për më tepër nga vende aleate strategjike të Shqipërisë siç janë edhe SHBA-të, e ka derën të hapur për të kontribuar në rritjen cilësore të turizmit dhe të standarteve të larta në këtë sektor jetik për ekonominë e vendit” shkruan Voa.