Donald Trump

Kosova & Rajoni
Bota

Bloomberg: Trump kërkesë shteteve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

5 Qershor, 13:46| Përditesimi: 5 Qershor, 14:38

  • Share

Administrata e Presidentit Donald Trump po u kërkon Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit të pranojnë migrantë të deportuar nga Amerika.

Bloomberg raportoi lajmin duke citon burime që janë të njohur me çështjen. Kërkesat drejtuar vendeve në rajon vjen si pjesë e një strategjie amerikane për të gjetur qeveri të huaja të gatshme të pranojnë migrantë të dërguar nga SHBA-të.

Zyrat rajonale të Departamentit të Shtetit të SHBA-së u ngarkuan me detyrën e prezantimit të idesë, tha një nga personat. Sipas artikullit nuk është e qartë nëse është arritur ndonjë marrëveshje si rezultat i bisedimeve.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë ndërsa DASH nuk komentoi menjëherë. Bloomberg kontaktoi edhe Ministrinë e Jashtme serbe që gjithashtu nuk u përgjigj.

Në maj, Gjykata Supreme i lejoi administratës Trump ti heqë statusin e përkohshëm ligjor thuajse gjysmë milioni njerëzve nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela. Wall Street Journal raportoi në prill se SHBA-të kishin shqyrtuar mundësitë për të dërguar të dëbuarit diku tjetër në Ballkan, duke përfshirë Moldavinë dhe Kosovën, si dhe vende të tjera anembanë botës.

Por Serbia, e cila nuk është raportuar më parë si një destinacion i mundshëm për të dëbuarit amerikanë, është e rëndësishme për familjen Trump edhe për një arsye tjetër. Bloomberg sjell në vëmendje vizitën e Donald Trump JR në Beograd muajt e fundit dhe investimet e bëra në biznesin e ndërtimit në kryqytetin serb, ndërkohë që i Dërguari Special i Trump, Richard Grennell i është akorduar titulli i nderit më të lartë civil.

Media amerikane thotë se SHBA mund të jenë nxitur edhe nga marrëveshja e Shqipërisë me Italinë mund të përbëjë një shembull të mirë për tu ndjekur.

Sa i takon Shqipërisë artikulli përveç marrëveshjes me Italinë për emigrantët, nuk raporton asgjë, nëse janë zhvilluar negociata specifike, apo të jetë arritur ndonjë rezultat konkret në lidhje me këtë synim.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • pastruesi: 05/06/2025 17:13

    POSI TE PRESIM LLUMIN-PLEHRAT E BOTES ????I KEMI MJAFT POLITIKANET SHQIPTARE ,,,NUK DUAM ME SHUME LLUM.....

    Përgjigju
  • Igor: 05/06/2025 16:56

    As kanceri nuk eshte kaq i flliqur sesa ky Trapi,i dyti ma i poshter se ky nuk e gjene ne planetin e tokes,lavderuan Shba,n deri ne kulm terhoqen njerez nga vendet e varfera dhe sot ndodhe kjo ku ky i detiron ata shtete qe ti marin refugjatet nga ky Fashist i dipllomuar ,pse nuk e pyet partnerin ma te ngushte te vet Izraelin qe ti mare te gjith ata qe i debon ky Antrofage.

    Përgjigju
  • Filani: 05/06/2025 16:48

    iknere koke-kashte,sqaro problemet e vendit tend ne fillim. Ke bere nje zgjedhje te tille tani shko deri ne fund,dili per zot. Po leri te tjeret rehat

    Përgjigju
  • Beqiri: 05/06/2025 16:29

    Ky paska ik per lesh fare Pse zoti Trump ça e di ballkanin ti..tualet ku amerika te nxjeri jashte qitjet e veta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?