Beyonce dhe Blue Ivy

Blue Ivy, vajza e Beyonce fituesja më e re e të gjitha kohërave e çmimit të muzikës

30 Qershor 2020, 20:15| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 20:18

  • Share

Vajza e këngëtares së njohur botërore Beyonce Blue Ivy ka marrë çmimin e parë në moshën 8-vjeçare. Me zërin e saj të veçantë, ajo rrëmbeu Bet Awards për këngën “Brown Skin Girl”, duke u bërë kështu fituesja më e re e të gjitha kohërave.

Ajo ka kënduar bashkë me mamanë e saj Beyonce dhe është pjesë e albumit “The Lion King: The Gift”, kolona muzikore e filmit ‘Mbreti luan’.

 BET Awards janë çmime që jepen që prej 2001 nga Black Entertainment Television, për afro-amerikanët e famshëm në fushën e muzikës, aktrimit, sportit dhe në sektorë të tjerë të ngjashëm. Këtë vit është mbajtur edicioni i 19 por në formë virtuale për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Nga skena virtuale Beyonce ka ritheksuar rëndësinë e luftës kundër diskriminimit dhe racizmit.

"Zërat tuaj duhen dëgjuar, po i tregoni të gjithëve që beteja juaj ia ka vlejtur”, ka konfirmuar Queen B për publikun afro-amerikan dhe aktivistëve anti racist.

Në këtë event ka marrë pjesë edhe ish zonja e parë e Amerikës Michelle Obama, e cila ka mbështetur impenjimin e saj për komunitetin me ngjyrë.

"E shohim në gjithçka që bëni, nga muzika që i jep zë gëzimit dhe dhimbjes me ngjyrë, tek aktivitetet që kërkojnë drejtësi për jetën e njerëzve me ngjyrë", tha ajo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?