Tiranë- Policia e Shtetit i ka kthyer përgjigje Partisë së Lirisë, e cila donte emrat e agjentëve të Operacionales që arrestuan me forcë Ilir Metën.
Megjithë kërkesën e tyre për t’i mësuar emrat, Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi tha sot (7 Nëntor) në një konferencë për mediat, se Policia nuk ka pranuar të japë identitetin e efektivëve.
Blushi u shpreh ndërkohë se Ilir Metës i janë mohuar të drejtat më bazike, duke mos iu lejuar të flasë me avokatin dhe se arrestimi i tij është bërë pa ju lexuar asnjë vendim gjykate.
"Ka të drejtë të komunikojë me avokatin dhe ky nen është shkelur me të dyja këmbët nga narko-policia e Ramës. Arrestimi duhet të ndjekë procedurat e duhura dhe secili ka të drejtë të dijë se pse arrestohet dhe kjo është shkelur për Ilir Metën me të dyja këmbët”, tha Blushi ndër të tjera.
Çështjen e arrestimit të Metës e ngriti sor nga Parlamenti edhe deputetja e PL, Erisa Xhixho, duke kërkuar emrat e policëve që e arrestuan. Teksa në seancë mungoi Monika Kryemadhi, e cila e kishte kërkuar fjalën për procedurë para nisjes së Parlamentit dhe në vend të saj foli Xhixho.
“Rasti i 21 tetorit, rrëmbimi terrorist i Presidentit Meta tregon qartë që nuk i është komunikuar asnjë vendim gjyqësor, nuk janë lejuar të telefonojnë avokatin dhe ata persona me maska s’kanë pranuar të identifikohen. Pretendohet se këta policë janë identifikuar, por emrat e skuadrës terroriste nuk i kemi në dispozicion. Shkelja e të gjitha të drejtave, provojnë se nuk kemi të bëjmë me asgjë me shumë veçse me një arrestim të paligjshëm dhe banditesk. Tregohet qartë që një arrestim i paligjshëm ka pasoja për integritetin e drejtësisë. I gjithë kuadri ligjor që është shkelur haptas, është i paligjshëm, denigrues, degradues dhe në kundërshtim më kushtetutën e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut", tha Blushi.
Kaq fort i kan ro në kok Ilirit sa nuk ua mban mend fytyrat, i ka hik memoria sa nuk mban mend as Bilushin e tij.
PërgjigjuTe kontrrohen pasurit e gjithe farefisit te Xhixhos dhe Blushit atje ku ka shperndare dhe fshehur pasurit Like hajduti dhe Monika grabitqarja!
Përgjigju