Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ishte sot në një takim me banorët e Njësisë 9 në Tiranë, ku ka folur për pikat kryesore të programit të koalicionit opozitar. Ai u ndal te premtimet ekonomike, duke thënë se energjia dhe karburanti do të kenë çmime të përballueshme për qytetarët.
Sipas tij, modeli i partisë së tij do të garantojë stabilitet.
Postimi i Tedi Blushit:
“Njësia 9 Me votën tuaj do të sjellim ndryshime të mëdha për ju dhe familjen tuaj! votë për Nr. do të thotë brenda 100 ditëve: Minimum jetik 200 euro Pension jo më pak se 200 euro në qytet dhe fshat Rritje çdo vit të pensioneve me 20% Pagë minimale 500 euro/muaj Pagë mesatare 1200 euro/muaj Çmim energjie elektrike 7 lek/kwh Çmim karburanti 40% më lirë VOTO NR. 1 – Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore” VOTO ILIR METAJ – QARKU TIRANË!”
Komente
