Politikë

Blushi denoncon: Rama ka fryrë administratën me 400 patronazhistë para zgjedhjeve të 11 majit! Kujdes me firmat, do mbani përgjegjësi

22 Mars, 16:54| Përditesimi: 22 Mars, 17:11

  • Share

Partia e Lirisë denoncoi sot fryrjen e administratës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Deklarata u bë sot nga Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i partisë, teksa u bëri apel punonjësve dhe nëpunësve publike që të kishin kujdes me hedhjen e firmave, pasi ‘kush shkel ligjin do përgjigjet personalisht’.

“Fryrja e paligjshme dhe politike e administratës publike, me rreth 4000 patronazhistë, në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, është një krim i shëmtuar elektoral dhe recidivist i Edi Ramës. Rekrutimet pa transparencë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar konfirmohen nga të dhënat zyrtare të vet Institutit të Statistikave të Narkoqeverisë sipas të dhënave të listë-pagesave nga tatimet. Ky shtim i panevojshëm i numrit të punonjësve në sektorin publik në limitet e sanksionuara nga Kodi Zgjedhor, kur në anën tjetër Narkoqeveria mburret për digjitalizimin e shumë shërbimeve publike, nuk ka pasur asnjë arsye funksionale apo shërbimi, por vetëm një objektiv të qartë: shfrytëzimin e vendeve të punës për të kontrolluar votën dhe procesin zgjedhor të 11 Majit”, tha Blushi.

Më tej ai akuzoi kryeministrin Rama se në ‘ditët e fundit të pushtetit, vazhdon të rrënojë Buxhetin e Shtetit dhe të keqpërdorë taksat e mbledhura nga mundi dhe djersa e shqiptarëve’.

Ai e cilësoi 11 majin si referendum popullor “për të çliruar njëherë e përgjithmonë administratën publike nga fuksat dhe patronazhistët dhe për ta kthyer shtetin vetëm në shërbim të qytetarit”.

“Partia e Lirisë u bën thirrje të gjithë punonjësve të shtetit, të jenë shumë të kujdesshëm, të mos shkelin ligjin dhe të mos u binden verbërisht urdhrave të paligjshëm politikë për të firmosur shkresa dhe akte korruptive sepse do të marrin më qafë veten e tyre! Çdokush që shkel ligjin dhe Kushtetën do të mbajë përgjegjësi personale”, tha Blushi.

Në fund ai bëri thirrje për fitoren e mbi 84 mandateve të domosdoshme për realizimin e reformave kushtetuese dhe “Shqipërinë madhështore”.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 23/03/2025 19:03

    Mbani vesh po flet tedi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?