Partia e Lirisë ngre shqetësimin e rritjes së çmimeve të produkteve bazë dhe kostos së jetës për qytetarët shqiptarë.
Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, doli sot në një konferencë ku theksoi se që nga viti 2013 kur socialistët erdhën në pushtet, çmimet që ishin 32% më të lira se në BE gjatë nisjes së qeverisjes së tyre, tani janë edhe më të shtrenjta.
“Ndaj dhënia fund e këtij modeli të dështuar ekonomik, të orientuar drejt industrisë së ndërtimit, importeve dhe shërbimeve, është më shumë se kurrë një emergjencë kombëtare, jo vetëm që prodhimi vendas të mos përfundojë në kanal, por në tezgat dhe kuzhinat e shqiptarëve, por edhe që ekonomia familjare të marrë frymë lirisht”, tha Blushi mes të tjerave.
Duke iu referuar Eurostat, për vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 100.1% e mesatares së vendeve të BE-së, që do të thotë se qytetarët shqiptarë i blejnë ushqimet bazë të jetesës me shtrenjtë, jo vetëm se të gjithë fqinjët në rajon, por paguajnë më shumë edhe se qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian.
Deklarata e Plotë e Tedi Blushit:
“Numri i familjeve të rrezikuara nga varfëria pritet të rritet ndjeshëm këtë vit, për shkak se rritja e kostos së jetesës për qytetarët shqiptarë, më të varfërit në Europë, vijon me ritme dramatike të pandalshme.
Në vitin 2014, Shqipëria ishte vendi i dytë në rajon, pas Maqedonisë së Veriut, me koston më të ulët të produkteve bazë në Europë.
Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat, në vitin e parë të “Rilindjes” në pushtet, çmimet e ushqimeve ishin sa 68% e mesatares së Bashkimit Europian, pra kushtonin të paktën 32 për qind më lirë se mesatarja e vendeve të BE-së.
Por pas vitit 2014, qytetarët shqiptarë janë përballur me një shtrenjtim dramatik të produkteve bazë, duke arritur një rekord vitin e kaluar, kur për herë të parë çmimet e ushqimeve kaluan mesataren e Bashkimit Europian.
Sipas Eurostat, për vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 100.1% e mesatares së vendeve të BE-së, që do të thotë se qytetarët shqiptarë i blejnë ushqimet bazë të jetesës me shtrenjtë, jo vetëm se të gjithë fqinjët në rajon, por paguajnë më shumë edhe se qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian.
Rritja e kostos së jetesës, nuk është shoqëruar me rritjen e të ardhurave të në të njëjtën masë, përkundrazi.
Sipas të dhënave të Eurostat, ndërkohë që çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 32 pikë përqindje relativisht me mesataren e BE-së, të ardhurat për frymë janë rritur me 7 pikë për qind.
Që do të thotë se shqiptarët i paguajnë ushqimet njësoj me vendet e BE-së, ndonëse të ardhurat i kanë 3 herë më të ulëta se europianët.
Thellimi i pandalshëm i varfërisë në familjet shqiptare ndodh për shkak të politikave të gabuara të një Qeverie antisociale që i ka shpallur luftë shtresës së mesme dhe kategorive sociale më në nevojë.
Ndryshe nga sa premtoi kur erdhi në pushtet në vitin 2013, Edi Rama ka taksuar më rëndë se kudo tjetër në kontinent shpenzimet jetike të shqiptarëve.
Nëse vendet e Bashkimit Europian kanë TVSH zero ose të diferencuar në shkallë të ulët për ushqimet, në Shqipëri qytetarët i paguajnë 20 për qind taksë qeverisë për çdo produkt që blejnë, duke përfshirë bukën, vezën, bulmetin, mishin dhe madje edhe ujin, që ende mungon pas 12 vitesh qeverisje të Edi Ramës.
Situata është përkeqësuar nga viti në vit dhe pritet të marrë tatëpjetën më shumë për shkak të politikave antiprodhim të qeverisë, të cilat nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse kanë rritur koston për prodhuesit vendas.
Biznesi shqiptar e paguan sot energjinë elektrike më shtrenjtë se në çdo vend të Europës, ndërsa fermerët shqiptarë e blejnë naftën më shtrenjtë pothuajse se kushdo tjetër në botë.
Të dy këto zëra, si energjia elektrike ashtu edhe nafta u shtrenjtuan me vendime qeverie në vitet 2014-2015 e më vonë.
Rritja e kostove të prodhimit kanë qenë vetëm njëra anë e politikave antiprodhim.
Ana tjetër është mungesa e subvencioneve. Fermerët shqiptarë marrin 20 herë më pak subvencione se sa fermerët e vendeve fqinje, madje edhe se sa Kosova, me buxhet gati dy herë më të vogël se Shqipëria.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, qeveria shqiptare jep 3 euro subvecione për hektar, ndërsa Bosnja dhe Kosova japin respektivisht 66 dhe 69 euro subvencione për hektar.
Kosto më të larta prodhimi dhe mbështetje e papërfillshme nga shteti, pjesë e axhendës antikombëtare të shpopullimit, janë arsyet e situatës dramatike që po përjeton sot fermeri shqiptar, prodhimi vendas dhe bujqësia, që ndodhet në prag falimenti.
Sipas vet INSTAT-t, në vetëm 6 vjet numri i lopëve në Shqipëri u përgjysmua. Nga rreth 500 mijë krerë që ishin në vitin 2017, në vitin 2023 shifra zbriti në 263 mijë krerë, ndërsa rënia e numrit të bagëtive të imëta ka qenë edhe më dramatike.
Shfarosja thuajse totale e prodhimit vendas, i ka lënë qytetarët shqiptarë në varësinë e importuesve, që me licencë qeveritare, kontrollojnë tregun e produkteve ushqimore dhe diktojnë çmimet e larta dhe të papërballueshme për më shumë se gjysmën e qytetarëve, në veçanti për pensionistët.
Kostot e larta të jetesës bazë dhe rritja thuajse e papërfillshme e të ardhurave i mbajnë familjet shqiptare të mbërthyera në shpenzimet e mbijetesës. Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka sot, përqindjen më të lartë të familjeve të rrezikuara nga varfëria.
Ndaj dhënia fund e këtij modeli të dështuar ekonomik, të orientuar drejt industrisë së ndërtimit, importeve dhe shërbimeve, është më shumë se kurrë një emergjencë kombëtare, jo vetëm që prodhimi vendas të mos përfundojë në kanal, por në tezgat dhe kuzhinat e shqiptarëve, por edhe që ekonomia familjare të marrë frymë lirisht.
Modeli ekonomik që i duhet Shqipërisë, janë 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, për 4 milion shqiptarë plus, që jo vetëm i japin fund dramës së madhe të shpopullimit por edhe e shndërrojnë Shqipërinë në fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon”.
Komente

O tedushi ta tha mire live ajo shoqja jote qe te njeh mire E di qe ke qene nje bq qe i vogel me breke roze Si ke ftyre e del akoma ne tv dhe ben si burre zamani.. Po rri o tedi ri te tha... mos te bej te flas!!! Dhe me pas tregoi se sa mire te njihte Pasi ja kerkuan ne kafe privatisht per gallate e tregoi se kush je Dhe kush ke qene
Përgjigju