Politikë

Blushi në Report Tv: Do kemi një fitore madhështore! Përfaqësuesi i PL-së në gjurmët e Metës: Takova nënë Selvien, pensioni i është rritur 2 mijë lekë

8 Maj, 22:48| Përditesimi: 8 Maj, 22:53

  • Share

Kandidati në listën e sigurt të PD-së në qarkun e Tiranës, Tedi Blushi ka folur ditën e sotme për Report Tv në kuadër të fushatës elektorale. Blushi është ndalur te çështja e pensioneve duke thënë se, sipas tij, pensionistët janë të pakënaqur në Shqipëri me qeverinë.

Më tej ai zuri shembuj të disa pensionistëve, të cilët jepnin opinionet e tyre rreth përballimit të situatës ekonomike, ku hasnin vështirësi. Nga ana tjetër, Blushi, po njësoj si ish-Presidenti Meta, i cili ndodhet në qeli, solli në vëmendje dhe nënë Selvien, e cila ende kishte një pension të ulët.

"Do kemi një fitore madhështore. Nuk do të ketë më pensionistë që pas 11 majit do të marrin më pak se 200 euro. Kam takuar nënë Selvien që mbushi 100 vjeç këtë vit. Vitin e kaluar kam qenë në shtëpinë e saj me presidentin Meta. Merrte 57 mijë lekë të vjetra pension. Po këtë vit isha te nënë Selvia dhe i është rritur pensioni 2 mijë lekë të vjetra. Pra, 59 mijë lekë të vjetra pension, vetëm 100 vjeç. Pëllumb Daukllari në Dovran të Korçës, 50 mijë lekë të vjetra pension. Kam takuar pensionistë që nuk marrin pension fare. Gjeta një pensionist në Ndroq me lot në sy, që shiste portokaj. ‘Çfarë ke?’ , i thashë. ‘Çfarë të kem xhaxh,më tha, më morën portokallet dhe po i hanë te zyra elektorale e PS-së.’ Kam takuar Bashkimin në Kombinat që merr 20 mijë lekë të vjetra. Më tha 'I kam harruar aromën e kafes'.-tha Blushi. 

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?