Nga Kuçova, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se prej vitesh e ka zhvatur këtë qytet dhe e ka parë si mundësi për ti vjedhur naftën.
“Në qytetin e naftës, paguhet çmimi më i shtrenjtë se në Ukrainë. Paguhet 5-fish me shtrenjtë. Rilindja nuk e do Kuçovën sepse profesioni saj është mashtrimi. Kuçova është keqtrajtuar nga Rilindja dhe është parë si mundësi për ta zhvatur dhe për t’i vjedhur naftën. Kuçova e ka treguar që nga vitit ’36 se di të luftojë për të drejtat e saj. Prandaj nga qyteti i aviatorëve, ne i themi Edi Ramës që ne jemi të gjithë pilotë dhe do ta shembim një orë e më parë këtë Qeveri të korruptuar dhe të inkriminuar. Mezi po e presim atë ditë”, tha Blushi.
Lajmi kryesor:
Ndërtimet pa leje, Meta: Rama ka hall të gjejë gjuhën me oligarkët se po vijnë zgjedhjet! Opozita do fitojë bindshëm
SI.E./r.k./ReportTv.al