Tedi Blushi takim me qytetarët në Tiranë

Politikë

Blushi takim me qytetarët në Tiranë: Ata po bashkohen me programin tonë, më 11 maj duhet të votojnë për mirëqenien e tyre

27 Prill, 15:59| Përditesimi: 27 Prill, 16:11

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka vijuar takimet në kuadër të fushatës zgjedhore në njësinë 5 dhe 10 në Tiranë.

Në një status në Facebook, Tedi Blushi theksoi mbështetjen në rritje të qytetarëve për programin e Koalicionit "PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore", i cili synon sipas tij garantimin e punësimit, rritjen e pagave dhe pensioneve, uljen e taksave, strehimin e çifteve të reja dhe përmirësimin e shërbimeve në shëndetësi dhe arsim.

'Njësia 5 / Njësia 10. Qytetarët më shumë se kurrë po bashkohen me programin tonë që garanton punësim, paga dhe pensione dinjitoze, ulje drastike taksash, një "çati për çdo çift", kartën e konsumatorit, shëndetësi dhe arsim cilësor. Më 11 Maj, qytetarët votojnë Nr. 1 për mirëqënien e tyre: Minimumi jetik 200 euro, rrogë minimale 500 euro, rrogë mesatare 1200 euro, pensione që rriten çdo vit me 20%. Bashkë për Shqipërinë Madhështore', shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?