Princeshë Diana dhe bluza e kuqe

Bluza e Princeshë Dianës shitet në ankand për më shumë se 1 milion euro

17 Shtator 2023, 19:13
  • Share

Bluza e kuqe, e veshur nga Princesha Diana menjëherë pas fejesës së saj me princin e atëhershëm Charles, me dizajne delesh të vogla me gëzof, u shit në ankand për 1.1 milion dollarë pas një periudhe ofertash të ndryshme.

Bluza “Black Sheep” u bë një nga artikujt më emblematikë të veshjeve të Dianës, e cila në prapa duket se parashikon udhëtimin e saj të trazuar si anëtare e familjes mbretërore britanike.

Veshja mori 1.1 milion dollarë, që përfshin tarifat dhe komisionet, pas një beteje të ashpër nga ofertuesit e internetit. U shit dhjetë herë më shtrenjtë, se vlerësimi fillestar i Sotheby nga 50 mijë deri në 80 mijë dollarë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?