BMW zgjedh Shqipërinë, nis sot gara ndërkombëtare GS Trophy 2022! Kryeministri Rama poston fotot

4 Shtator 2022, 15:35| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 22:43

  • Share

Gara ndërkombëtare GS Trophy 2022 do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga kjo garë e rëndësishme, ndërsa u shpreh se BMW zgjedh këtë herë Shqipërinë për turin e vet më të rëndësishëm GS TROPHY 2022.

 “BMW zgjedh Shqipërinë. Këtë herë për turin më të rëndësishëm GS TROPHY 2022. 57 pjesëmarrës, 14 kombësi, 21 ekipe, 126 motoçikleta gati për t'i rënë qark e tërthorë vendit tonë”, shkroi Rama në Facebook.

BMW Motorrad do të sjellë International GS Trophy në Shqipëri në datat 4-10 shtator 2022. Motoçiklistët më të mirë të Enduro në botë, presin me padurim eksplorimin nëpër shtigjet epike, me motorët e tyre GS, në një kompeticion të mbushur me aksion.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?