Bobby Solo në Tiranë

Kultura

Bobby Solo, legjenda e muzikës italiane mbërrin në Tiranë

3 Qershor, 11:30| Përditesimi: 3 Qershor, 11:41

  • Share

Dje mbërriti në Tiranë, legjenda e muzikës italiane, Bobby Solo, ai që solli rokun amerikan të Elvis Preslit në Itali e Europë, por që u bë i famshëm edhe për këngët lirike ndër të cilat, « Una lacirma sul viso » është shitur në miliona kopje.

Me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe i ftuar nga Qendra « Shqipëria Europiane », sot, më 3 qershor, ora 20, ai do të japë një koncert në Pallatin e Kongreseve. Kjo është hera e parë që ai këndon në vendin tonë.

Duket se muzika melodioze dhe stili rock i viteve ’70 që ndezën Mançesterin me zërin e Bruce Sprinsteen, para disa ditësh, do të përsëritet edhe në Tiranë me kantautorin e famshëm, legjendën e muzikës së lehtë italiane, Bobby Solo. Pas turit të tij në Francë e Luksemburg, sot, më 3 qershor, ai do të vijë të këndojë për herë të parë në Tiranë na Pallatin e Kongreseve, së bashku me kantautorin e famshëm italo-zviceran, Marco Zappa.

Bobby Solo është i njohur për zërin e tij të veçantë dhe stilin që shpesh është krahasuar me atë të Elvis Presley-t, duke fituar edhe nofkën “Elvisi italian”. Karriera e tij mori hov në vitin 1964, kur fitoi Festivalin e Sanremos me këngën e famshme "Una lacrima sul viso" ("Një lot në fytyrë"), e cila u bë një hit ndërkombëtar dhe një nga këngët më të dashura të muzikës italiane. Kjo këngë u shit në miliona kopje dhe e ngriti Bobby-n në majat e skenës muzikore.

Gjatë karrierës së tij, ai ka marrë pjesë disa herë në Festivalin e Sanremos dhe në kompeticione të tjera prestigjioze, duke u bërë një ikonë e muzikës pop dhe rock italiane. Stili i tij përfshin elemente të rock 'n'roll, baladës romantike dhe muzikës melodike italiane. Në një intervistë dhënë qendrës « Shqipëria Europiane », organizueses së këtij eventi, që mbështetet nga Bashkia Tiranë, ai thotë se mezi pret të vijë në Tiranë që të këndojë këngët e njohura të tij, « Una lacrima sul viso », « Zingara », dhe rock ‘n’roll, country, bluz. Marco Zappa që do të ndajë skenën me Bobby Solon thotë se është rritur me muzikën e këtij kantautori legjendar dhe ai është i lidhur me Shqipërinë sepse edhe gruaja e tij Elena është shqiptare. Ai do të këndojë këngë që lidhen me vendin tonë, por edhe këngë të tija me një stil të lartë. I njohur edhe si ndjekës i BITELLSAVE, ai do këndojë edhe mjaft këngë të tyre.

Koncerti do të zhvillohet sot, më 3 Qershor, ora 20:00 në Pallatin e Kongreseve. dhe do të jetë i ndarë në 2 pjesë- Pjesa e parë nga Marco Zappa dhe pjesa e dytë Bobby Solo dhe grupi.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?