Kronikë

Bodigardi i Berishës dhe Gazment Bardhit: Vrasje e mirëseardhur, do të ketë të tjera

21 Prill 2021, 18:49| Përditesimi: 21 Prill 2021, 18:57

  • Share

Një nga njerëzit që merret me sigurinë e Gazment Bardhit në Elbasan, i cili ka qenë bodigard i Sali Berishës, Lulzim Bashës, Osman Levanaku, ka shprehur kënaqësinë e tij për vrasjen e Pjerin Xhuvanit sot në Elbasan.

“Çdo vdekje që vjen prej Zotit është e mirseardhur.Por ku vritesh për para votash, si kjo e këtij qeni në Elbasan.jam  tre metra  larg kufones.

Shoh shumë polici që bëjnë sikur janë të përkushtuar. Ndërkohë që e dinë se bandat janë gjithë ditën me armë në Elbasan e kërcënojnë njerëzit për vota dhe në përpjekje për të më vrare mua do vritesh ti o qen e… per Pipi Shurren.

Pyesni Taulantin ku ishe mbrëmë dhe çfarë keni vendosur. Dhe për ate të radhës”, shkruan Levanaku në faqen e tij.

Ai ka qenë pjesë e grupit shoqërues të Sali Berishës kur ai ishte kryeministër, e më pas u bë drejtues i Forcave Speciale, e kur Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Bashkisë ishte pjesë e grupit shoqërues.

Në fushatën e Elbasanit, Levanaku, është një prej personave, pjesë e grupit shoqërues të Gazment Bardhit. Levanaku është nga zona e Elbasanit me origjinë./TemA


Lajmi kryesor:

Shoqëruesi i Gazment Bardhit vret eksponentin e PS në Elbasan, Pjerin Xhuvani! Doli nga furgoni i PD-së me pistoleta dhe e qëlloi! Dëshmia e autorit: U vetëmbrojta, po blinin vota


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?