Kryeministri Edi Rama

Kronikë

Boja në fytyrën e Ramës bëhet jehonë e mediave të huaja, ja si e komentojnë ato

15 Shkurt 2019, 12:42| Përditesimi: 15 Shkurt 2019, 13:47

  • Share

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë incidentit të djeshëm  që ndodhi në Kuvend gjatë seancës plenare. Ato kanë publikuar foto nga momenti i hedhjes së bojës në fytyrë kryeministrit  Rama nga deputeti i opozitës Edi Paloka. Ato shkruajnë se ky veprim erdhi pas një debati mes kryeministrit Rama dhe Palokës i cili krejt papritur u çua në këmbë dhe iu kundërpërgjigj kryeministrit ku me anë të një shiringe të mbushur me bojë ia hodhi kryeministrit në fytyrë. Madje, “The Telegraph” e ka quajtur si “Photo of the Day”, pra fotoja e ditës. Ndërsa FOX Nation shkruan se ligjvënëi hedh bojë mbi kryeministrin.

Theksojmë se incidenti ndodhi ditën e djeshme gjatë seancës plenare e cila po mbahej për votimin e Maqedonisë së Veriut në NATO ku i pranishëm ishte edhe kreu i Kuvendit Talat Xhaferri, deputeti i PD  i nervozuar me kryeministrin i cili sipas Palokës Rama e ka tallur vazhdimisht dhe kjo sjellje nga ana e Partisë Demokratike është shpjeguar si bullizëm.

Veprimi i Palokës erdhi direkt pas replikës që Rama po bënte pas fjalës së kreut të PD-së, Lulzim Basha.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?