Momentet në kuvend pasi Edi Paloka i hodhi bojë kryeministrit Rama

Politikë
Top 24

Boja në Kuvend, PS gati të ndryshojë rregulloren: Sanksione të forta ndaj dhunës

18 Shkurt 2019, 12:33| Përditesimi: 18 Shkurt 2019, 13:14

  • Share

Një grup i posaçëm pune është ngritur nga Partia Socialiste, përmes të cilit pritet të propozohen sanksione të forta në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë për deputetët që do të përdorin dhunë të çdo forme apo fjalë të rënda në parlament.

Ky vendim u mor në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, që u drejtua nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Ky grup ngrihet pas incidentit të enjten e shkuar në seancë plenare, kur deputeti i PD-së Edi Paloka sulmoi me një shiringë me bojë kryeministrin Edi Rama.

Vetë socialistët përmes kryetarit të grupit Taulant Balla thanë se do të kërkonin përjashtimin e Palokës nga funksioni i nënkryetarit të Kuvendit, që ai ka. Por sot nëm mbledhje grupi u mor vendimi për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit dhe për të vënë penalitete të forta në raste të dhunës dhe incidenteve brenda sallës së Parlamentit. 

Report Tv mëson se grupi i punës do të drejtohet nga kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

G.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zylo: 18/02/2019 13:01

    Boja e stilografit e ka perkedhelur ramen RADHEN tjeter BOJE. antiruxho per Ramen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?