'Bojkoti do të vazhdojë', presidenti i Ligës Profesioniste: Jemi në pritje të takimit me qeverinë

12 Tetor 2020, 13:05| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 15:22

  • Share

Futbolli shqiptar pavarësisht optimizmit të krijuar ditët e fundit nuk do të nisë as fundjavën që vjen. Ky vendim është marrë sot në mbledhjen që Liga Profesioniste mbajti për të disatën herë radhazi. Presidenti i Ligës Edvin Libohova deklaroi prerazi se sot u mor vendimi për vijim e bojkotit, i cili sipas tij ishte unanim.

“Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim,”-u shpreh Libohova.

Burime pranë Ligës Profesioniste bëjnë me dije se pavarësisht deklaratës së presidentit vendimi për bojkotin nuk është më unanim. Madje jo të gjithë anëtarët kanë qenë sot prezent në mbledhjen e Ligës.

Kampionati shqiptar i futbollit duhet të niste që me datë 12 shtator, ndërsa katër kërkesat financiare të Ligës janë artikuluar që me 5 gusht.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 12/10/2020 19:27

    Ju ju ka bojkotu publiku dhe nuk eshre nevoja per bojkot.Ju kerkoni quqra be hell ne nhe kohe qe qindra familje vuajne nga pasojat termetit dhe mijera rrezikohen nga covid 19

    Përgjigju
  • Tirona: 12/10/2020 14:35

    Fodullek shqiptari qe nuk e ul hunden.U bene keto burrokrate te Federates ti bejne presione qeverise. Qeveria duhet ti pergjigjet flake per flake , nese qeveria kishte ndermend ti plotesonte dy kerkesa, tani me ultimatumet qe dergonjne keta qe thithin taksat e paguesve per te "fryre barkun e tyre", mos te plotesoje asnje kerkese, por pekundrazhi te mari vendim per mos zhvillimin e kampionatit per shkak se Kovid-19 eshte kthyer i rrezikshem kete sezon vjeshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?