Avokatët e Durrësit braktisin bojkotin, i kthehen gjyqeve Maksim Haxhia: Do të revokohet urdhri

4 Qershor, 16:05| Përditesimi: 4 Qershor, 17:56

  • Share

Avokatët e Durrësit i japin fund bojkotit. Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maks Haxhia deklaroi se është bërë një takim me kryetarin e Gjykatës së Durrësit dhe kjo masë është hequr.

Dhoma e Avokatisë e Durrësit mori vendimin për 5 ditë bojkot të seancave gjyqësore pasi avokatët u lanë jashtë për shkak të mungesës së ambienteve. 

“Bëj me dije që nëpërmjet këtij rasti ne kemi mbledhur dhe përcjellë me shqetësim qëndrimet denigruese që ia janë bërë avokatëve. Do iu bëj me dije se një qëndrim i tillë është mbajtur edhe me kolegët tanë në Durrës, të cilët i kanë pozicionuar në ambiente fare të papërshtatshme për të ushtruar profesionin. Përgëzoj Dhomën e Durrësit për vendimmarrjen.

Patëm një takim me Kryetaren e Dhomës Durrës dhe kryetarin e Gjykatës së Durrësit, i cili pranoi se situata nuk ishte fare e përshtatshme me atë urdhër, na u tha që do ta revokonte urdhrin. S’kemi qëllim të hapim luftë, por të krijojmë kushte optimale, serioze dhe reputacioni i avokatëve të vlerësohet nga të gjithë”, tha Haxhia në deklaratën për mediat.

Lënia e avokatëve jashtë dyerve të gjykatës, deri në nisje të seancave nxiti reagimin e tyre ditën e djeshme, ndërsa të gjitha palët pranojnë se në Durrës duhet ndërtuar një godinë e re për gjykatën.


Lajmi kryesor:

Dhuna ndaj Mëngjesit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë 3 ditë bojkot gjyqeve! Haxhia paralajmëron 'vetëpastrimin': Në sitë avokatët me të kaluar kriminale


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?