Bojkoti i Dhomës së Avokatisë pas dhunës ndaj Mëngjesit/ Avokatët në 'Përballje': Jemi profesioni më i goditur, e vështirë mbijetesa në këtë kaos

5 Qershor, 16:31| Përditesimi: 5 Qershor, 16:49

  • Share

Dhoma e Avokatisë vendosi ditën e djeshme për një bojkot tre-ditor seanca gjyqësore pas dhunës ndaj avokat Sokol Mëngjesit të enjten e kaluar, pas së cilës ai ndodhet në koma dhe është dërguar për mjekim të specializuar në Greqi.

Në ‘Përballje’ në Report Tv, avokatët e ftuar në studio shpjeguan për Rovena Nezirin arsyet e këtij bojkoti dhe problemet më të cilat ndeshen avokatët çdo ditë në profesionin e tyre dhe në gjykatat e vendit.

Avokatja Margarita Kola shprehet se është e gabuar relativizimi i dhunës ndaj avokat Mëngjesit, sepse në këtë mënyrë justifikohet dhuna.  

'U desh diçka si ngjarja e kolegut të nderuar Sokol Mëngjesi që të detyroheshim që të shkonin në një mbledhje sa më të shpejtë. Menjëherë pas ngjarjes reaguam pas mënyrës sonë. Gjithë reagimi konvergonte që ka ndodhur ngjarja edhe prej faktit që figura e avokatit nuk është lartësinë e duhur. Dhe nuk kuptohet figura e avokatit në shoqëri.

Gjykatat e republikës nuk kanë një dhomë për avokatët ku të rrinë dhe të përgatiten dhe të ndajnë mendime ligjore. Mosrespekti për avokatin është mosrespekt për qytetarin. Po nuk respektove mbrojtësin e qytetarin nuk respekton qytetarin. Nuk kanë interes të na konsiderojnë të rëndësishëm. Nga pikëpamja e përgatitjes ke një sagë kohore për të përgatitur dosjen, akuzat më çojnë drejt mullirit të relativizimit të çështjes.

Nuk relativizohet dhuna në asnjë aspekt. Ai zotëria është kolegu jonë, është një qytetar, një profesor, një dekan. Është person i letrave. Edhe për çarë për punën e vet. Për çfarë kemi respekt ne për të fortin. Të çoj fëmijën në kopsht dhe ti dali dikush', tha Kola.

Avokati Edmond Petraj thekson këto probleme me avokatit, përveç dhunës edhe trajtimi jo i drejtë në gjykatat e vendit tashmë thjesht sa kanë dalë në sipërfaqe, pasi kanë ekzistuar gjithnjë.

'Tani kanë dalë në sipërfaqe këto problematika. Problemi i avokatit me administratën është shumë i madh, problemi i avokatit me policinë është shumë i madh. Sepse nëse ka funksion, profesion i lirë që e njeh sistemin janë avokatët. E njohin me inde si funksionon me inde kjo shoqëri.

As media nuk është brenda asaj që është avokati. Respekti dhe dinjiteti i avokatit është rrëzuar qëllimisht dhe defokusuar qëllimisht sepse ka rolin kyç për sistemin. Reforma në drejtësia la xhepa apostafat që të kishte ndikime. Po duken rrugës sa defekte. Po shohim mbivendosje që i bëhet avokatit. Profesionet e lira janë profesionet më të goditura. Sa e vështirë për një profesion të lirë të mbijetojnë në këtë kaos.

Jemi përballë situatës ku të del një person tjetër dhe të godet të merr jetën ndërkohë që je vetëm një shërbyes ligjor dhe jep trajtim juridik dhe nuk ke lidhej as me krimin e organizuar', nënvizoi Petraj.

Avokati Arbër Hoxha nënvizon se bojkoti nuk është se zgjidh gjë lidhur me punën e avokatëve, madje mund të krijojë një problematikë edhe më të madhe.

'Pas 2007 u bastardizua avokatia. Njerëz që nuk e dinin ku e kishin diplomën e 8-vjeçares dhe shkuan tek këto universitet e famshme dhe sot jemi 2.7 milion banorë, 1 milion aktiv dhe 1 avokat për 1000 banor, është shumë. Kjo ka sjellë problematika serioze në sistemin e drejtësisë. Kam parë njerëz duke ikur në Vlorë me një lloj euforie sepse deri dje pa punë dhe sot do të japin drejtësi. Ky bojkot nuk zgjidh asnjë punë. Mund të kthejë vëmendje por nëse nuk kthehet në zgjidhje krijon problematikë edhe më të madhe', shtoi Hoxha.

Ndërkohë, Arben Llangozi në lidhje Skype shton se avokatët janë të cënuar në një proces gjyqësor përballë prokurorëve apo gjyqtarëve.

'Bojkoti është vetëm sensibilizim që duhet marrë parasysh nga gjykata, prokuroria, qytetarët dhe vetë avokatët. Proceset nuk janë të bllokuara por është thjesht një shtyrje. Do ketë reagim. Kjo nuk është se na zgjidh problematika që kemi në sistem. Fillojnë që nga barazia e palëve në proces. Nëse shkojmë si avokat në një proces përballë prokurorit, prokurori sigurisht që e ka të drejtën e fituar. Që këtu fillon cënimi i një procesi të rregullt ligjor', thekson Llangozi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?