Studentët e Mjekësisë në protestë, foto arkiv

Bojkoti i ‘Mjekësisë’ jep efektet e para, studentët i kërkojnë dekanit sezon provimesh shtesë për të kapur kredite për kalimin në vitet pasardhëse

3 Nëntor 2023, 11:06| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 11:08

  • Share

TIRANË- Pas dakordësisë për t’u kthyer në auditorë, Studentët e Mjekësisë i kanë kërkuar Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë Xheladin Draçini zhvillimin e një sezoni shtesë provimesh që t’iu shërbejë studentëve për plotësimin e krediteve të nevojshme për kalimin e vitit pasardhës.

Gjithashtu, në kërkesën që ata i kanë drejtuar dekanit, kërkojnë tolerancë akademike në lidhje me mungesat gjatë bojkotit të tyre 4-javor për shkak të kundërshtimit me anë të protestave të ligjit për Trajtimin e Veçantë të studentëve të Mjekësisë që i detyron ato 2-5 vite të punojnë në Shqipëri pas diplomimit.

Tashmë studentët u janë rikthyer auditorëve prej 30 tetorit. Pas takimit me rektorin e UMT Arben Gjata ata u dakordësuan për të hyrë në leksione deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese pas ankimimit të tyre ndaj ligjit detyrues.

Premtimet e rektoratit
1. Nuk do firmoset asnjë kontrate deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
2. Do përgatitet një plan për zëvendësimin e orëve të humbura,
3. Do këtë edhe një takim me Ministrinë e Arsimit

Ligji për diplomat e Mjekësisë
Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor deri në 5 vite në vendin e tij dhe zgjedh të largohet jashtë Shqipërisë pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi. Prej më shumë se 4 javësh studentët e Mjekësisë kanë protestuar dhe bojkotuar mësimin kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve.

Sipas ligjit të miratuar nga qeveria, studentët e vitit të parë do duhet të punojnë 5 vite  në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit. Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve, 240 mijë lekë të reja.

Kërkesa e studentëve për dekanin Xheladin Draçini

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/11/2023 22:05

    /Tolerance akademike/ per mungesat!! Nuk ka tolerance,mungesat zevendesoini gjate kohes se pushimeve dhe ne weekend,sic i zevendeson gjithe bota.Ne te fundit,nuk ishit as te semure,as turni i trete,as me probleme te verteta qe te justifikoni /tolerance akademike/,aq me teper mjekesia qe ka ne dore jeten e njeriut.Juve ju deshi qejfi e bojkotuat leksionet nje muaj,tani duroni deri me nje pasojat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?