Sociale

Bojkoti i mjekëve të rinj, reagon QSUT-ja: Disa pika u sqaruan, në vijim do bisedohet për të tjerat

27 Qershor 2019, 19:32| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 19:34

  • Share

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas lajmit për bojkotin e mjekëve të rinj specializantë, të cilët kanë vendosur disa kushte në letrën që i drejtuan ministrisë së Shëndetësisë. QSUT thekson se pas letrës u zhvillua një takim për të adresuar për zgjidhje disa kërkesa të tyre. Sipas QSUT-së disa pika u sqaruan, ndërsa u ra dakord që në ditët në në vijim të bisedohet për zgjidhjen e pikave të tjera.

"Lidhur me lajmin e shpërndarë në media “mjekët specializantë në QSUT do të bojkotojnë shërbimin e rojeve”, drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron se, pas kërkesës së depozituar nga një grup specializantësh, ditën e sotme datë 27.06.2019, drejtuesit e QSUT zhvilluan një takim me një grup specializantësh të shërbimit të Kirurgjisë, për të adresuar për zgjidhje disa kërkesa të tyre për mbarëvajten e punës në shërbimin që kryejnë në QSUT.

Gjatë takimit u sqaruan disa pika nga kërkesat e grupit të specializantëve si dhe u ra dakort që në ditët në vijim të bisedohet për zgjidhjen e pikave të tjera. Ky komunikim mes drejtuesve të QSUT dhe një grupi mjekësh specializantë të shërbimit të Kirurgjisë nuk ndikon aspak procesin e punës në këtë shërbim si dhe nuk cënon shërbimin ndaj pacientëve që është në fokusin e punës tonë të përditshme" thuhet në njoftim.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?