Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se deri në orë 15:00 në votimet në katër komunat në veri të Kosovës persona morën pjesë 203 persona.
“Duke u mbështur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, ju njoftojmë se Qendrat e Votimit janë të hapura dhe vazhdojnë të presin qytetarët me të drejtë vote”, tha zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një konferencë për media.
Pjesëmarrja deri në orën 15:00, sipas Elezit është si në vijim:
Leposaviq: 122
Zubin Potok: 17
Zveçan: 0
Mitrovicë e Veriut: 64
Lajmi kryesor:
Serbët bojkotojnë zgjedhjet, shqiptarët mbeten në krye të komunave në veri të Kosovës! Osmani: Vuçiç shkeli fjalën që u dha ndërkombëtarëve
B.K/ReportTv.al