Bojkoti ndryshon formulën e Kupës së Shqipërisë, pa tur eliminator dhe me tek ndeshje

30 Tetor 2020, 15:55| Përditesimi: 30 Tetor 2020, 16:18

  • Share

Kupa e Shqipërisë që do të nisë të dielën shënon edhe fundin e bojkotit të futbollit, që u udhëhoq për tre muaj nga Liga Profesioniste. Por për shkak të kohës së humbur sektori i garave në FSHF ka vendosur të ndërhyjë në strukturën e organizimit të këtij kompeticioni që në fund sezoni të mbyllet brenda afatit.

Për herë të parë nuk do të ketë një tur paraeliminator pasi me short janë zgjedhur për të vazhduar më tej Shkumbini dhe Maliqi, ndërsa janë eliminuar Luzi 2008 dhe Shënkolli.

Ndryshimi rrënjesor është se të gjithë përballjet, për shkak të kohës së humbur, do të luhet me tek ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhje. Nga turi çerekfinal dhe më pas gjysmëfinalet do të caktohen me short, ndërsa 32 skuadrat e këtij kompeticioni janë ndarë në dy grupe me nga 16 ekipe.

Turi i parë i Kupës do të zhvillohet të dielën në orën 13:30, me disa nga ndeshjet që janë Tirana-Shkumbini, Kukësi-Maliqi, Skënderbeu-Tomorri, Partizani-Iliria në Librazhd për shkak të mungesës së terrenit sportiv dhe Dinamo-Flamurtari, një përballje që i mungon prej shumë vitesh futbollit shqiptar.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 30/10/2020 22:30

    Tek ndeshje???!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?