Pamje nga Rinasi

Kronikë

Akuzohen si nxitës të bojkotimit të punës, Prokuroria kërkon burg për dy kontrollorët ajror të Rinasit, për Flora Ndrecën ‘arrest shtëpie’

9 Prill 2021, 17:12| Përditesimi: 9 Prill 2021, 18:22

  • Share

Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për kontrolloren ajrore Flora Ndreca, ndërsa për dy të tjerët, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, është kërkuar arrest në burg. Të tre kontrollorët ajrorë të “AlbControl” u arrestuan pasi akuzohen si nxitës të bojkotit të punës që solli pezullimin për dy ditë të të gjitha fluturimeve në aeroportin e Rinasit, dhe mbi to rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Seanca për dhënien e masës së sigurisë pritet të zhvillohet ditën e nesërme. 3 ditë më parë rreth 60 kontrollorë bojkotuan punën dhe prokuroria ka si prova disa mesazhe që tregojnë se 3 të arrestuarit kanë ndikuar mbi kontrollorët  për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë.

Në bisedat e kryera të tre të arrestuarve, rezulton se Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ushtruar ndikim mbi kontrollorët dhe bashkëpunëtorë të tij akuzohen Flora Ndreca dhe Armando Fezga.

Kujtojmë se mëngjesin e së mërkurës u bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që dje pasdite rinisën fluturimet esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. 

Komento

Komente

  • AltinTop: 09/04/2021 20:06

    Ne shqiperi dalin nga burgu njerez me burgim te perjetshem... e jo me spo dalin keto. Fuck drejtesia!!!

    Përgjigju
  • liku: 09/04/2021 19:43

    Te paguajne dhe demet qe i kane sjelle qytetareve

    Përgjigju
  • suela: 09/04/2021 19:42

    Flora Ndreca eshte organizatorja kryesore ne kete goditje te shtetit.

    Përgjigju
  • Cubi: 09/04/2021 19:25

    Ku ti ken. Tallin menderen me popullin paguhen 15 fish me shum se nje puntor I thjesht. Maskarade e shekullit 21. Njerez te paskrupullt. Ne burg te kalben po megjithate se besoj se pas disa ditesh do dalin te lir si shum te tjer.

    Përgjigju
  • Albcontroll: 09/04/2021 17:22

    Shpetuan zagaret ..papapa prrangat asaj femre rrugace

    Përgjigju
    • tosi: 10/04/2021 08:31

      Eshte militante e Nafije dybekut te leshelise. E shihni sa i ngjan Drandes se Mirdites apo Elona Gurit surratnallones se Durresit. Nje prerje kane keto sharebajgat e leshelise , ju kujtohet lristja naziskine qe theu xhamin e fakultetit ne Shkoder apo lristja tjeter qe i hodhi boje rektorit ne shkoder, doni me , po Kejdi dhemcakallja dhe Floida surratufoja me tabelen ne dore ku shkruhej _ Rama dick_ po Miranda Rira hajdutja e Prenjasit, . Kjo eshte leshelija , sekti hajduto naziskin qe me 25 prill iken per skrap. Gjigandi Edi Rama mer mandatin e trete. Nafije dybeku turikali ne te s'emes.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?